Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Ahmetaj: Qeveria ka mbështetur shtresat në nevojë!

    10:39 - Qershor 30, 2022 Uncategorized
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi sot se, në Shqipëri janë mbështetur të gjitha shtresat. Në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimeve mbi Aktin Normativ për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi.

    Ahmetaj foli për subvencionet dhe kompensimet që ka bërë qeveria këto 3 vite krize, në 3 kriza të ndryshme.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “E para, është marrë me qytetarët që kanë humbur shtëpitë. Një filozofi e drejtpërdrejtë sociale subvencionuese, shtëpi falas, grante për të rindërtuar apo për të meremetuar shtëpitë. E paprecedentë nga ana sociale. E paprecedentë në asnjë vend. Asnjë vend s’e ka bërë, kanë dhënë kredi dhe kreditë kanë zgjatur dhe me nga 25 dhe 30 vite”, tha Ahmetaj.

    “E dyta, në pandemi injektoi për familjet në nevojë dhe preku gati gjysëm milionë qytetarë. Dhe sot është fakt, ju ftoj ta shihni edhe politikisht edhe teknikisht, edhe si qytetarë, apo si deputetë se çfarë ndodhi me ekonominë. Banka Botërore e ka thënë, 50 mijë vende pune u shpëtuan nga ajo që bëri qeveria”, theksoi Ahmetaj.

    “Po pastaj çfarë ndodhi? Vjen kategoria e dytë. Qytetarë të cilët kanë sipërmarrje të vogla, të cilët paguajnë zero taksa. Pra vazhdimësia e një filozofie në mbështetje të qytetarëve të zakonshëm dhe atyre që kanë më shumë nevojë.Taksa zero, ma gjeni precedentin në Evropë, po deshët dilni dhe përtej. Në rajon po e po, nuk ka. Kjo është filozofia e mbështetjes së një zhvillimi ekonomik me sytë tek qytetari i zakonshëm. Taksa zero për biznesin e vogël”, u shpreh Ahmetaj.

    “Po ata që paguhen më pak? Pjesa më e madhe e tyre nuk paguajnë asnjë taksë. Është e drejtë nuk do t’i taksojmë. Madje tavanin në vazhdimësi do ta rrisim”, tha Ahmetaj.

    “Me pandeminë, u injektua një paketë për të ndihmuar biznesin e vogël dhe biznesin e madh. E njëjta filozofi. Nuk ka asnjë lloj diference dhe asnjë lloj ndryshimi në atë piketim tek qytetari i zakonshëm dhe tek sipërmarrja e vogël”, u shpreh Ahmetaj.

    Duke folur për krizën e shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë, Ahmetaj tha se, qeveria bëri një paketë injektuese për qytetarët në nevojë dhe për pensionistët. Ndryshon filozofia, jo nuk ndryshon filozofia. Më tej vendosi të mbante çmimet e energjisë si asgjëkundi tjetër. Të pandryshuara për familjet dhe për biznesin e vogël. Gjejeni një rast tjetër si ky”.

    “U fut tek transporti publik 100 lekë për litër, në mënyrë që qytetarët sigurisht të ndryshojnë sjelljen e tyre konsumatore dhe të kalojnë nga konsumi i naftës tek transporti publik i subvencionuar”, u shpreh Ahmetaj.

    “E njëjta gjë ndodhi me fermerët. Dhe shumë shpejt do të shtojmë dhe një 500 milionësh për naftën për fermerët. Patjetër”, nënvizoi Ahmetaj.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    arben ahmetaj mbështetje qeveria shtresat në nevojë
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Inspektorët në testim, qeveria miraton rregullat dhe procedurat

    19:34 - Korrik 16, 2025

    Bitcoin nuk po ndalet, kalon vlerën e 122 mijë dollarëve

    09:38 - Korrik 14, 2025

    ALBTrace e pullave fiskale do të merret edhe me shënjimin dhe gjurmimin e kanabisit mjekësor

    21:24 - Korrik 10, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter