Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2021 u rrit me 8,8 % duke arritur në 3.184, krahasuar me vitin 2020.
INSTAT publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme dhe ndërmarrjet, sipas të cilit, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese.
Referuar të dhënave, këto ndërmarrje kryejnë 83 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 41,1%, krahasuar me vitin 2020.
Ndërsa ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2021, duke kryer edhe 56 % të vlerë së importeve.
Referuar tregesve të raportit të INSTAT-it, në 2021-shin më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (61 %), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (53 %).
Në vitin 2021, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 29 %, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere.
Në vitin 2021, eksportet e mallrave janë 369 miliardë lekë, duke u rritur 35,6 % krahasuar me vitin 2020.
Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 801 miliardë lekë, duke u rritur 32,3 %, krahasuar me vitin 2020.