Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH: Rritet besimi i bizneseve në ekonomi

11:57 - Korrik 7, 2022 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Besimi i bizneseve të sektorit të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve u përmirësua në muajin qershor të këtij viti.

Banka e Shqipërisë, publikoi sot treguesin e ndjesisë ekonomike (TNE) që regjistroi rritje me 2.0 pikë (në nivelin 109.8) në muajin qershor të vitit 2022. Rritja u përcaktua nga përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, rënia e besimit të konsumatorëve dhe bizneseve në sektorin e tregtisë, e ka bërë më të përmbajtur rritjen e TNE-së.

Sipas BSh-së, treguesi i besimit të industrisë (TBI) shënoi rritje prej 8.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar. Kjo rritje ka konfirmuar momentin pozitiv që ky tregues ka shfaqur gjatë muajve të fundit. Ajo i atribuohet kryesisht ecurisë pozitive të kontratave porositëse në total dhe atyre nga eksportet. Në të njëjtën kohë, balanca për prodhimin është rritur në masë më të vogël. Pritjet e bizneseve të industrisë për çmimet e produkteve që do të prodhojnë kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me muajin e kaluar, duke vijuar të mbeten ndjeshëm mbi mesataren e vet historike.

Ndërtimi në maksimumin historik

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) pësoi një rritje prej 7.3 pikë përqindjeje në muajin qershor, duke arritur maksimumin e vet historik (Grafik 2). Të dy komponentët e këtij treguesi pësuan rritje, por rritja e balancës së aktivitetit ndërtues ishte më e ndjeshme sesa ajo e porosive aktuale. Pritjet për çmimet që bizneset e ndërtimit do të vendosin në të ardhmen pësuan gjithashtu rritje të ndjeshme në muajin qershor.

Edhe shërbimet me rritje

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 1.2 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar. Rritja u ndikua si nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit ashtu edhe nga ai i kërkesës. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e çmimeve që do të vendosin në të ardhmen kanë pësuar rënie krahasuar me muajin e kaluar, por ato vijojnë të mbeten mbi mesataren e vet historike. 

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë besimi biznese ekonomi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter