Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme.
Qendra Kombëtare e Biznesit njofton subjektet se depozitimi i këtyre dokumenteve bazuar në ligjin për regjistrimin e biznesit, duhet të bëhet jo më vone se jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, gjë që përkon me datën 31 Korrik 2022.
Nëse subjekte nuk do të dorëzojnë pasqyrat fianciare, mbi ta do të aplikohen sanksione administrative me gjobë deri në 60.000 lekë. Ndërkohë bëhet me dije, se dorëzimi i pasqyrave financiare për subjektet me administrator me shtetësi shqiptare kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania në shërbimin: Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve te auditit. Ndërsa për subjektet me administrator të huaj ka një kategori të dedikuar.