Gjatë muajit Qershor të gjithë vëzhguesit e qiellit do të kenë mundësi të shohin pesë palnetët më të afërt me Tokën të vëndosur në vijë të drejtë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta amerikane ”The Washington Post”.
Gjysmë ore para lindjes së diellit, Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni janë rreshtuar në rendin e tyre natyror, me Diellin që shtrihet diagonalisht nga fundi në lindje.
Mes 3 dhe 4 qershorit distanca midis Mërkurit dhe Saturnit ishte vetëm 91 gradë.
”Planetët shpesh lëvizin brenda dhe jashtë njëri-tjetrit, por ky është thjesht një rastësi”, deklaroi Michelle Thaller, një astronom i NASA-s.
24 qershori është data më mirë për të vëzhgur vendosjen e tyre.
Hera e fundit që pesë planetët u rreshtuan ishte në dhjetor 2004 dhe një rreshtim tjetër nuk do të ndodhë deri në vitin 2040.