Godina e Bashkisë së Kurbinit do të ketë një pamje jo vëtëm të re por edhe përmasa më të mëdha, duke lënë pas pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Për mes një fotoje Kryeministri Edi Rama, në rrjetet sociale tha se në godinën e re të kësaj bashkie do të ofrohen kushte optimale dhe shërbime të ndryshme publike.
“Mirëmëngjes dhe me këto foto të godinës së Bashkisë së Kurbinit, e cila pas shkatërrimit nga tërmeti po rilind dita-ditës më e madhe, më e fortë, më e bukur, për të ofruar së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.