Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Drejtori i AMF në Kuvend: Tregjet financiare shfaqën qëndrueshmëri

    Qershor 9, 2022 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Ervin Mete prezantoi sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2021.

    Z.Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si edhe parashtroi objektivat për periudhën në vazhdim.

    Në fjalën e tij, ai theksoi se tregjet financiare u shfaqën rezistentë pas disa ngjarjeve të paprecedenta të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti, pandemia dhe së fundmi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Sipas tij, përgjatë muajve të parë të vitit 2022, tregu i sigurimeve dhe pensioneve private vullnetare kanë vijuar trendin rritës, ndërsa konstatohet një rënie e lehtë e aseteve të fondeve të investimit, ndonëse ekspozimi i tyre ndaj luhatshmërisë së tregjeve ndërkombëtare mbetet i kufizuar.

    Ai tha se AMF po monitoron situatën në vijimësi dhe ka miratuar një udhëzim të posaçëm ku u kërkohet shoqërive administruese të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin një sërë masash.

    Z. Mete u shpreh se riformatimi i pjesës kryesore të ligjeve dhe rregulloreve të tregjeve nën mbikëqyrje, të përafruara me Direktivat Evropiane, ka dhënë efekte konkrete. Ai përmendi ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit që ka rritur vlerën e dëmshpërblimit, ka reduktuar kohën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve, ka adresuar problematikat ndër vite me Fondin e Kompensimit, ka ulur ndjeshëm komisionet për ndërmjetësit dhe shpenzimet e marrjes në sigurim, si edhe ka mundësuar aplikimin për herë të parë edhe në Shqipëri të Raportit Europian të Aksidenteve.

    “Ligji për sipërmarrjet e investimeve kolektive ka shtuar mbrojtjen e investitorit, ka rritur kërkesat për kapital për shoqëritë, ka mundësuar krijimin e formave të reja të fondeve të investimit, si edhe ka parashikuar për herë të parë marketimin dhe shitjen në Shqipëri të fondeve të licencuara në vendet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ligji për tregjet e kapitalit ka vendosur standarde më të larta licencimi dhe mbikëqyrjeje për subjektet, ka krijuar për herë të parë mundësinë e ofrimit të shërbimeve të reja të investimit, të ndërlidhjes së drejtpërdrejtë me tregjet globale, si edhe ka zgjeruar gamën e instrumenteve financiare,” tha Mete.

    Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi aderimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) si një zhvillim të rëndësishëm, në funksion të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve në tregun e sigurimeve. Kjo u realizua pas një procesi rigoroz të verifikimit të përputhshmërisë së bazës ligjore dhe rregullatore me standardet ndërkombëtare të IAIS. Gjithashtu, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve dhe me asistencën e Bankës Botërore, Autoriteti po realizon një vlerësim të progresit të bërë në lidhje me Parimet Themelore Ndërkombëtare në sigurime.

    Në fund të fjalës së tij, z. Mete theksoi se Autoriteti do të përqendrohet në vijim te miratimi i pjesës së mbetur të akteve nënligjore, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve mbikëqyrëse dhe avancimi me standardet më të mira ndërkombëtare, finalizimi i strategjisë për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, si edhe monitorimi i kujdesshëm i treguesve kryesorë financiarë me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe shëndetshmërisë së subjekteve në mbikëqyrje.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    amf drejtori ervin mete kuvend raporti
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter