Nafta po qëndron në rritje edhe në tregtimin e ditës së sotëm, me Brentin e Londrës që është ngjitur pranë 121 dollarëve për fuçi. Investitorët po presin të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, për javën e kaluar, ndërsa në treg vijon të ekzistojë shqetësimi për tkurrjen e furnizimit të tregun, që është në proporcion të zhdrejtë me rritjen e kërkesës.
Analistët e pyetur nga Reuters parashikojnë një tjetër rënie të rezervave në SHBA, gjatë javës së kaluar, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës. Ditën e sotme publikohen të dhënat jozyrtare të Institutit Amerikan të Naftës, ndërsa të enjten publikohet të dhënat zyrtare nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
Furnizimi i tregut global me naftë vijon të jetë i ulët, pasi sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po pengojnë eksportet e këtij vendi. Analistët shprehen se çmimet e naftës bruto do të rriten në 150 dollarë për fuçi, gjatë këtij viti, në një kohë që rafineritë në të gjithë botën po shkojë pranë maksimumit të kapacitetit prodhues, për të përballuar kërkesën gjithmonë e në rritje.