Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Një hotel Radisson me 5 yje edhe në Borsh, projekti 27.6 milionë Euro merr statusin investim strategjik

    17:13 - Qershor 13, 2025

    Zyrtare, rrjeti i supermarketeve Lidl vjen në Shqipëri, merr statusin investitor strategjik

    16:06 - Qershor 13, 2025

    Tatimet publikojnë pagat referencë në turizëm, bizneset në shkelje rrezikojnë kontrolle dhe gjoba (lista)

    15:38 - Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Grupi turk Yildirim blen “Ferronikelin” në Kosovë

    13:21 - Qershor 7, 2022 Biznes
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli” në Kosovë, një prej prodhuesve më të mëdhenj të ferronikelit në Europë.

    Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se konglomerati YILDIRIM me bazë në Turqi ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e kësaj kompanie.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Përmes një komunikate për media, kompania, thotë se konglomerati turk ka interesim për ta bërë Ferronikelin një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit.

    “YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të Ferronikelit në Evropë. Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it zotëroheshin nga Grupi BALFIN. Të gjitha masat e nevojshme janë ndërmarrë për një tranzicion të qetë.

    “NewCo Ferronikeli” është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me peshë për shtetin dhe me impakt të madh në makroekonomi. “NewCo Ferronikeli’ është themeluar në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, me një kompleks që përfshin  fabrikën për prodhimin e Nikelit në dy linja si dhe rezervat e pasura me minerare nën hapësirën përreth.

    YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM.

    Me këtë rast, dega e Grupit YILDIRIM, YILDAMIN Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve. Kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e Ferrokromit me Karbon të Lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të Kromit me Kualitet të Lartë dhe sektorin minerar.

    Kompania tashmë zotëron edhe fabrika të prodhimit të Koksit Metalurgjik me Fosfor të Ulët në Kolumbi si dhe një fabrikë metalurgjike të Ferrovanadiumit dhe Ferromolibdenit në SHBA. YILMADEN Holding punëson mbi 7,500 punonjës në tetë vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. Kompania eksporton produktet  e saj në më shumë se 100 vende të botës, përmes më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes, të vendosura gjithandej botës.

    Me selinë qendrore në Stamboll të Turqisë, Grupi YILDIRIM është një prej grupeve të angazhuara në sektorët e industrisë dhe infrastrukturës, që ka rritjen më të shpejtë në nivel global.

    Grupi industrial botëror ka një prodhimtari të diversifikuar mirë, duke qenë aktiv në nëntë sektorë globalisht: kryesisht në sektorin e metaleve dhe minierave, operimin dhe menaxhimin e porteve, fertlizuesve dhe kemikaleve, energjisë, transportit dhe logjistikës, investimeve financiare dhe pronave private. YILDIRIM operon në 54 shtete në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 18,000 njerëz anembanë botës.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    ferronikeli kosovë yildirim
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Një hotel Radisson me 5 yje edhe në Borsh, projekti 27.6 milionë Euro merr statusin investim strategjik

    17:13 - Qershor 13, 2025

    Zyrtare, rrjeti i supermarketeve Lidl vjen në Shqipëri, merr statusin investitor strategjik

    16:06 - Qershor 13, 2025

    Tatimet publikojnë pagat referencë në turizëm, bizneset në shkelje rrezikojnë kontrolle dhe gjoba (lista)

    15:38 - Qershor 13, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Zyrtare, rrjeti i supermarketeve Lidl vjen në Shqipëri, merr statusin investitor strategjik

    gazetar_216:06 - Qershor 13, 20250

    Gjigandi gjerman i supermarketeve Lidl vjen më në fund në Shqipëri. Komititeti i Investimeve Strategjike…

    Tatimet publikojnë pagat referencë në turizëm, bizneset në shkelje rrezikojnë kontrolle dhe gjoba (lista)

    15:38 - Qershor 13, 2025

    Përhapja e murtajës së dhenve, Ministria e Bujqësisë urdhëron ndalimin e lëvizjes së tyre

    14:23 - Qershor 13, 2025

    Euro vijon pikiatën, e mbyll javën në pikën më të ulët historike 97.88 Lek

    12:15 - Qershor 13, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    16:06 - Qershor 13, 2025

    Zyrtare, rrjeti i supermarketeve Lidl vjen në Shqipëri, merr statusin investitor strategjik

    15:38 - Qershor 13, 2025

    Tatimet publikojnë pagat referencë në turizëm, bizneset në shkelje rrezikojnë kontrolle dhe gjoba (lista)

    14:23 - Qershor 13, 2025

    Përhapja e murtajës së dhenve, Ministria e Bujqësisë urdhëron ndalimin e lëvizjes së tyre

    Të Fundit

    Një hotel Radisson me 5 yje edhe në Borsh, projekti 27.6 milionë Euro merr statusin investim strategjik

    17:13 - Qershor 13, 2025

    Zyrtare, rrjeti i supermarketeve Lidl vjen në Shqipëri, merr statusin investitor strategjik

    16:06 - Qershor 13, 2025

    Tatimet publikojnë pagat referencë në turizëm, bizneset në shkelje rrezikojnë kontrolle dhe gjoba (lista)

    15:38 - Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter