Author: gazetar_1

Leja e re e qarkullimit të mjeteve nga sot do të jetë plotësisht në standardet e BE-së. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh në rrjetet sociale se leja e re e qarkullimit të mjeteve ofrohet tashmë me kushte më të larta sigurie, pa afat skandence, rezistente ndaj dëmtimeve dhe me një çmim më të lirë. Deri sot paguhej 3,500 lekë për lejen e qarkullimit aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit. Nga sot leja e re që unifikon dokumentet e mjetit në 1, do të kushtojë vetëm 2,100 lekë, ose 40% më pak. Leja e…

Read More

Temperaturat e larta gjatë sezonit veror ndikojnë në uljen e sasisë së ujit në trupin tonë. Dehidratimi i bën keq të gjithë grupmoshave dhe nuk duhet neglizhuar. Mungesa e ujit në sasi të mëdha në trup dhe mos zëvendësimi i tij mund t’ju çoj edhe në spital dhe ndonjëherë mund të dëmtojë veshkat si dhe të jap probleme me sistemin nervor. Mbrojtja më e mirë kundër dehidratimit është parandalimi ndaj duhet të ndiqni këto këshilla për të qëndruar të shëndetshëm. Konsumoni ujë edhe kur nuk shfaqni etjeShijojeni ujinKonsumoni më tepër fruta dhe perime të pasura me ujëQëndroni brenda kur bëhet…

Read More

Me një biletë prej 9 eurosh në muaj, që nga 1 qershor e deri në fund të gushtit, në Gjermani mund të udhëtosh në trena vendorë, rajonalë, autobusë dhe tramvaj në të gjithë territorin. Revolucioni “lou cost”, i kërkuar nga qeveria e kancelarit Olaf Scholz, është një reagim ndaj rritjes së cmimit të energjisë elektrike, por do të shërbejë dhe për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit; si dhe do të lehtësojë trafikun rrugor. Gjermanët, të mësuar të përdorin automjetin, pasi në Gjermani mjetet publike të transportit janë shumë të shtrenjta, kanë reaguar me kërkesa rekord për këtë biletë…

Read More

Planet për pushime këtë vit për polakët nuk do të jenë të lehta. Nga një sondazh i kryer nga kompania ”Badan Pollster”, ka rezultuar se rreth se 60% e të anketuarve polak nuk mund të përballojnë financiarisht pushimet verore. E përditshmja “Super Express” nënvizoi efektet e inflacionit në planet e pushimeve të polakëve. ”Inflacioni qëndroi në pothuajse 14 për qind në muajin maj dhe sipas ekonomistëve, kulmi i rritjes së çmimeve do të ndodhë në verë ose në vjeshtë”, shkruan gazeta. “Ne mund të blejmë gjithnjë e më pak krahasuar me paratë që fitojmë, me fjalë të tjera po varfërohemi.…

Read More

Kompania “LIDL” që është ftuar nga qeveria të investojë në Kosovë është zinxhir i dyqaneve ushqimore në 32 shtete dhe ka traditë 40 vjeçare në Europë. Kjo kompani me bazë në Gjermani ka gjithsej 11 mijë e 550 dyqane në Europë, Amerikë dhe Azi që punësojnë mbi 341 mijë punëtorë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë pritur dje në takim delegacionin e “Lidl”, kompani e cila pritet të investojë në Kosovë. Sipas Ministres Hajdari, nga kompania “Lidl” janë zotuar se do të investojnë në Kosovë. “Me…

Read More

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë nesër dyert për të gjithë fëmijët e Tiranës, të cilët do të njihen me kafshët dhe mjediset e asaj hapësire të transformuar. Por, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa edhe për ndryshimin e lëvizjes së tyre. Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”. Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do…

Read More

Tre persona të vdekur dhe gjashtëmbëdhjetë të plagosur është bilanci i një aksidenti hekurudhor në Gjermani. Sipas mediave gjermane bëhet e ditur se treni rajonal ka dalë nga shinat teksa po udhëtonte nga Garmisch-Partenkirchen në drejtim të Mynihut. Ekipet e shpëtimit të vendit po kryejnë operacione për vënien në kontroll të situatës. Në operacionin e kërkim shpëtimit po marrin pjesë dhe tre helikopterë. Policia njofton se treni ishte plot më pasagjerë në momentin e aksidentit dhe se shumica prej tyre ishin studentë.

Read More

80 vjet pas ndërtimit godina e Kryeministrisë ka marrë certifikatën e pronësisë. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës z. Artan Lame, thotë se ndërtesa e Qeverisë shqiptare është pajisur me tapi vetëm 1 vit më parë. “Kryeministria më në fund u bë me certifikatë pronësie vetëm në vitin 2021, 80 vjet pas ndërtimit. Që i bie që italianëve ju deshën vetëm 2 vjet ta ndërtonin, ndërsa shqiptarëve 80 për ta bërë me tapi”, shkruan Lame në rrjetet sociale. Më poshtë, kreu i Kadastrës tregon se edhe Ambasada e Italisë në Tiranë është me certifikatë pronësie. Edhe kjo seli diplomatike, ashtu si…

Read More

Lufta në Ukrainë ka prodhuar një nga periudhat më të vështira për zinxhirin e furnizimit botëror me ushqime, në këto dekadat e fundit. Vështirësi e cila nuk ka kursyer as Shqipërinë, duke shkaktuar rritje të çmimeve të shportës deri te karburantet. Ky realitet është i prekshëm për shumë familje shqiptare, të cilat kërkojnë solidaritetin e të gjithë lojtarëve në shoqëri për të ndarë së bashku barrën e krijuar. IuteCredit ka vendosur të japë kontribut në ndihmë të stafit të vet për të përballuar situatën. Efektive nga muaji Maj, çdo punonjës i iuteCredit ne Shqiperi do të përfitojë një rritje të…

Read More

Rreth 334 mijë mjete, ose 75 % e mjeteve në qarkullim, kanë kryer kontrollin teknik përgjatë harkut kohor të një viti. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se, mbi 97 mijë mjete, ose 29 % e totalit të mjeteve nuk e kanë kaluar kolaudimin, ndërsa 93 % e këtyre mjeteve janë ritestuar pas riparimeve. Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja bëri të ditur se rikthimi i shërbimit të kontrollit teknik tek DPSHTRR shënoi një kthesë me rëndësi për automotorizimin shqiptar. “Një vit pune intensive për të garantuar kushte thelbësore sigurie, higjiene, sinjalistikë orientuese e mirëfunksionim sistemesh/pajisjesh…

Read More