Planet për pushime këtë vit për polakët nuk do të jenë të lehta. Nga një sondazh i kryer nga kompania ”Badan Pollster”, ka rezultuar se rreth se 60% e të anketuarve polak nuk mund të përballojnë financiarisht pushimet verore.
E përditshmja “Super Express” nënvizoi efektet e inflacionit në planet e pushimeve të polakëve.
”Inflacioni qëndroi në pothuajse 14 për qind në muajin maj dhe sipas ekonomistëve, kulmi i rritjes së çmimeve do të ndodhë në verë ose në vjeshtë”, shkruan gazeta.
“Ne mund të blejmë gjithnjë e më pak krahasuar me paratë që fitojmë, me fjalë të tjera po varfërohemi. Përkeqësimi i situatës financiare të polakëve do të thotë se shumë prej tyre nuk do të mund të largohen për një festë të dëshiruar”, shton ajo.
Sipas ”Super Express” në sondazh morën pjesë 1100 qytetarë polak.