Tre persona të vdekur dhe gjashtëmbëdhjetë të plagosur është bilanci i një aksidenti hekurudhor në Gjermani. Sipas mediave gjermane bëhet e ditur se treni rajonal ka dalë nga shinat teksa po udhëtonte nga Garmisch-Partenkirchen në drejtim të Mynihut.
Ekipet e shpëtimit të vendit po kryejnë operacione për vënien në kontroll të situatës. Në operacionin e kërkim shpëtimit po marrin pjesë dhe tre helikopterë. Policia njofton se treni ishte plot më pasagjerë në momentin e aksidentit dhe se shumica prej tyre ishin studentë.