Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kriza e çmimeve, vendet e BE aplikojnë taksa të përkohshme

09:46 - Qershor 7, 2022 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe të benzinës në Europë po rikthehet ideja e vjetër e tatimit mbi fitimin e tepërt.

Tatimi mbi fitimin e tepërt konsiderohet si një instrument për të mbuluar nevojat financiare publike jashtëzakonisht të larta në kohë krize dhe lufte dhe është një taksë që vendoset mbi fitimet që tejkalojnë “fitimet normale” dhe aplikohet vetëm një herë dhe jo në mënyrë të vazhdueshme. Për përllogaritjen e të ashtuquajturave fitime të tepërta kundrejt fitimeve normale merren si krahasim periudha e parakrizës apo kohët e paqes dhe përcaktohen fitimet që ishin të zakonshme në ato kohë.

Taksa të posaçme në vendet e BE-së

Spanja ishte vendi i parë i BE-së që vendosi në tetor 2021 aplikimin e një takse të posaçme për kompanitë e energjisë. Me të ardhurat nga kjo taksë taksat për faturat e shërbimeve u ulën nga 5 % në 0,5 %. Në mars të këtij viti BE-ja paraqiti disa udhëzime lidhur me taksimin e fitimeve të tepërta të prodhuesve të energjisë elektrike.

Italia aplikon po ashtu një taksë të posaçme që prek vetëm sektorin e energjisë. Periudha e tatimit u kufizua nga tetori 2021 deri në mars 2022 dhe tatimi nuk vendoset mbi fitimet por mbi xhiron e kompanive duke e bërë më të lehtë vjeljen dhe arkëtimin. Të ardhurat shtesë vlerësohet se do të jenë rreth katër miliardë euro.

Edhe Britania e Madhe dëshiron t’i lehtësojë qytetarët e saj nga rritja e fortë e kostove të energjisë elektrike. Ministri britanik i Financave Rishi Sunak prezantoi për këtë arsye në fund të majit  të ashtuquajturën “taksë të papritur” me të cilën pritet të mblidhen rreth 5.9 miliardë euro. Taksa parashikon që kompanitë e naftës dhe të gazit si BP dhe Shell të paguajnë përkohësisht 25 % taksë mbi fitimet e tyre shtesë.

Hungaria po aplikon që nga maji i këtij viti taksa të posaçme për bankat, kompanitë e sigurimeve, kompanitë e energjisë, të tregtisë, të telekomunikacionit, për industrinë farmaceutike dhe linjat ajrore. Me të ardhurat nga këto taksa, të cilat do të jenë në fuqi për një periudhë të kufizuar për dy vjet, do të mbahen të qëndrueshme çmimet  e gazit. Kritikët ankohen se taksat speciale prekin kryesisht kompanitë ndërkombëtare dhe jo vendase.

Ekofin Media
Ekofin Media
be taksa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zgjedhje në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

09:59 - Qershor 7, 2026

Transparenca e pagave: Cilat vende të BE-së janë gati për rregullat e reja?

09:16 - Qershor 6, 2026

Ekonomia e eurozonës u tkurr me 0,2% në tremujorin e parë 2026, ndikuar nga rënia e Irlandës

23:31 - Qershor 5, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

gazetar_123:07 - Qershor 7, 20260

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë po nxjerrin në pah një fenomen të pazakontë…

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

10:49 - Qershor 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:07 - Qershor 7, 2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

14:13 - Qershor 7, 2026

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

13:01 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter