Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Kompensimi i kompanive për punë publike, nga 5% deri 30%

    12:34 - Maj 24, 2022 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Hyn në fuqi, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, akti normativ për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg gjatë vitit 2022.

    Përmes këtij akti përcaktohen rregullat dhe kriteret për kompensimin financiar të çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut në kontratat publike.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të buxhetit të shtetit, të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në kuadër të procesit të rindërtimit apo të enteve të tjera publike të cilat janë në proces për t’u lidhur përpara hyrjes në fuqi të këtij akti normativ ose në proces zbatimi që nga data 1 janar 2020 dhe që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë, për punë të kryera pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ.

    Ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51 %, apo me financim të huaj, që përballohen nga fondet e shoqërive me kapital shtetëror.

    Me shpalljen e situatës së veçantë, sipas këtij akti normativ, operatorët ekonomikë, të angazhuar në kontrata publike për punë me fonde të buxhetit të shtetit, të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në kuadër të procesit të rindërtimit ose të enteve të tjera publike apo të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51 %, i paraqesin autoritetit kontraktor kërkesën për kompensim, për pjesën e kostos që lidhet me rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit,

    Autoritetet kontraktore shqyrtojnë kërkesën brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Në rast të refuzimit të kërkesës, operatori ekonomik ka të drejtë të ankimojë vendimin në gjykatën kompetente.

    Kompensimi i secilit prej operatorëve ekonomikë që përmbushin kriteret, bëhet në masën nga 5 % deri në 30 % të vlerës që zënë materialet e hekurit, bitumit, çimentos, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut në kontratat publike respektive.

    Për kontratat publike për punë, që do të lidhen pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, autoritetet kontraktore duhet t’u referohen çmimeve të tregut për materialet e hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë dhe në rastin e shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51 %, duke përfshirë edhe aluminin, bakrin dhe zinkun.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    kompensimi ndërtim punë publike
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter