Finalja e “Conference League” që pritet të luhet ditën e mërkurë në 25 maj, në stadiumin “Air Albania”, do të bëhet shkak për paralizimin e pjesshëm të qarkullimit në Tiranë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv që zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë. Rrugët ku nuk do të lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.
Hyrja në Tiranë do të jetë e pamundur deri në orën 18:00 për ata që nuk kanë një biletë për ndeshjen e së mërkurës.
Në një dalje për mediat ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u bëri thirrje qytetarëve që të mos vijnë në Tiranë të mërkurën pasi sipas tij në kryeqytet do të jenë atë ditë vetëm ata që kanë një biletë dhe banorët vendas. Ministri sqaroi qytetarët se ata që duan të dalin nga Tirana, do t’ju mundësohet përmes korridoreve të daljes. 25 maji është vendosur të jetë ditë pushimi për institucionet publike në Tiranë. Finalja e “Conference League”, do të nis në orën 21:00, mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.