Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Censusi i popullsisë do të fillojë më 1 tetor

    Maj 26, 2022 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    INSTAT njofton se Censusi, i parashikuar të realizohej në vitin 2020, por i shtyrë për shkak të pandemisë, do të nisë më 1 tetor të këtij viti dhe do të vazhdojë për 6 javë. Gjatë vitit 2021 u realizuan një sërë aktivitetesh përgatitore të Censit. Me qëllim kryesor testimin e metodologjisë, pyetësorit, manualeve si edhe aplikacioneve për mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin, u organizuan 3 teste paraprake, si edhe u krye pilot i dytë i Censit, ku u testuan të gjitha fazat e tij. Testi më i madh gjithëpërfshirës i të gjitha procedurave të censit ishte Pilot Cens.

    Qëllimi kryesor i tij ishte mbulimi i disa ndarjeve administrative dhe ekzekutimi i fazave përgatitore, me anë të të cilave u testua përshtatshmëria e gjithë planit të Censit dhe organizimit të tij. Pilot Censi i dytë filloi më 4 Tetor 2021 dhe zgjati 6 javë në terren. Pilot Censi u krye në 50 zona të ndryshme të shpërndara në nëntë bashki.

    Pyetësori është hartuar bazuar në rekomandimet e OKB-së dhe Eurostat-it për raundin e Censit të vitit 2020. Pyetësori përmban pyetje për identitetin etnik, gjuhën dhe besimin fetar, të cilat janë në përputhje me rekomandimet dhe përgjigjet bazohen në vetëdeklarim/deklarimin e lirë jo të detyruar të individëve. Gjithashtu, pyetësori përmban kërkesat e përdoruesve, të mbledhura përmes tryezave konsultative dhe siguron krahasueshmëri me pyetësorin e mëparshëm të Censit.

    Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizohen të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijojë puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet e Pilot Censit dhe më pas konsolidimi i të gjithë aplikacioneve, manualeve, materialeve të trajnimit dhe materialeve të tjera mbështetëse. Pas numërimit në terren INSTAT do të organizojë anketën pas Censit, për të llogaritur nivelin e besueshmërisë dhe cilësinë e të dhënave të mbledhura, duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare.

    INSTAT ka zhvilluar Cens-in e fundit të Popullsisë dhe Banesave në Tetor të vitit 2011. Sipas shifrave përfundimtare, më 1 tetor 2011 popullsia e Shqipërisë ishte 2.821.977 banorë, ku vihet re një rënie në numrin e popullsisë afërsisht prej 8% në krahasim me Cens-in e vitit 2001.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    censusi instat popullsia
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter