Author: gazetar_1

Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Sipas shifrave, gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur. Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018, rreth 3,600 kërkesa për divorc, ose 54% u bënë nga bashkëshortet. Në 2019-n, rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese, ose gati 56% e kërkesave. Viti 2019 shënoi dhe numrin rekord të divorceve në vend,…

Read More

Në analizat e fundvitit rezulton se ekonomitë europiane duket se janë ndër më të goditurat nga mungesa globale e çipave, që vazhdon të ndikojë së tepërmi valën prodhuese sidomos të makinave të cilëve u është dashur të shtyjnë dorëzimet e automjeteve. Ka mungesë të theksuar gjithashtu të pajisjeve të internetit, pulteve komanduese të lojërave dhe shumë artikujve të tjerë që varen tërësisht nga çipat. Kleinhans dhe analisti kinez John Lee, i cili deri vonë ishte pjesë e Institutit Mercator për Studimet Kineze (MERICS), janë bashkëautorët e një analize që tregon se si duhet t’i përgjigjet Europa lojës që Kina bëri…

Read More

Papunësia është më e përhapur të personat me arsim profesional të mesëm se ne ato me gjimnaz. Personat që mbarojnë arsimin profesional duhet të jenë më të integruar në tregun e punës për shkak të profilizimit më të lartë në disa zanate dhe që përmbushin me lehtë nevojat e tregut, në krahasim me personat që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm i njohur si gjimnazi. Duke analizuar zhvillimet në tregun e punës gjatë vitit 2020 INSTAT vërejti se 35 për qind të papunëve gjatë vitit të kaluar ishin me arsim profesional, ndërkohë që vetëm 10 për qind e të papunëve…

Read More

Investimet turke në Shqipëri shënuan vlerën 63 milionë euro, në fund të 9-mujorit 2021. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, pas Holandës dhe Italisë, Turqia është investitori i tretë më i madh në vendin tonë, edhe pse investimet turke kanë pësuar rënie me 18% krahasuar me një vit më parë. Sektorët potencialë ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industri e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çeliku), ndërtim, telekomunikacion, tekstile, sistem bankar, logjistikë dhe shëndetësi. Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë. Gjatë 11- mujorit 2021 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën…

Read More

Numri i aksidenteve shënoi rënie përgjatë 11 muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave të DPSHTRR, ndërkohë që INSTAT ka raportuar për rritje. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur se rol kryesor në rënien e numrit të aksidenteve luajti përgatitja e kandidatëve në autoshkolla, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, si dhe investimet në infrastrukturë e sinjalistikë. “Të dhënat e 11-mujorit dhe projeksionet tregojnë vitin më pozitiv sa i takon numrit të aksidenteve. Kemi rënie të numrit të aksidenteve, rënie të indeksit përfshirje drejtuesi…

Read More

Nëpërmjet një botimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin për disa kategori të veçanta për festat e fundvitit. Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar do të shpërblehen financiarisht, për vitin 2021, në masën 3 000 (tre mijë) lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme: a) familjet dhe individët përfitues të ndihmës ekonomike, të përcaktuar në nenin 7, të ligjit nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”; b) individët përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në shkronjat “b” dhe “c”, të nenit…

Read More

Lëvizja dhe aktiviteti fizik përbëjnë një nga mënyrat më të mira për djegien e kalorive dhe dobësimin. Megjithatë, djegia e kalorive nuk është ekskluzivitet vetëm i aktivitetit fizik. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se ka ushqime të caktuara që ndihmojnë në djegien e kalorive dhe rënien nga pesha. Fundja, ku ka më mirë se të djegësh kalori duke ngrënë. Si mundet ushqimi të djegë kalori Kur njeriu ushqehet konsumon kalori ose energji. Kjo e fundit duhet të jetë e vazhdueshme për të çuar deri në fund procesin e të ngrënit. Përtypja, tretja dhe magazinimi i ushqimit e shtyjnë trupin të…

Read More

Pas një nate të gjatë ku e keni tejkaluar me pijen, e nesërmja do të jetë një ditë e tmerrshme, pasi do keni shumë dhimbje koke. Sigurisht për këtë e ka një zgjidhje, por në vend që të drejtoheni menjëherë tek ilaçet, provoni këto mënyra natyrale. Më poshtë do të lexoni disa mënyra natyrale që ju vijnë në ndihmë për të eleminuar praninë e tepërt të pijes në trup dhe efektet që ajo lë pas. Asnjëherë mos pini me barkun bosh Ushqimet me proteina janë zgjedhja e duhur për të ngrënë nëse keni ndërmend të pini më vonë, pasi ato…

Read More

AKU njofton se duke qenë në prag festash kontrollet zyrtare nga trupat inspektuese janë intensifikuar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar 168 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor dhe janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore ndërsa është marr një masë administrative me gjobë për tregtim të produktit mish në mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare. Sipas njoftimit gjithashtu janë asgjësuar 31.2774 ton produkte ushqimore për tregtim të produktit mish pa certifikatë veterinare, për tejkalim të afateve…

Read More

Sistemi bankar dhe ai financiar në vendin tonë, paraqiten me një ecuri dhe shëndet të qëndrueshëm. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti mes aktiveve likuide dhe pasiveve në fund të muajit tetor 2021 u rrit në 46.8%, nga 46.5% që kishte qenë në shtator dhe 47.6% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Treguesi bazë rregullator i likuiditetit të bankave dhe niveli minimal i kërkuar nga Banka e Shqipërisë është 20%. Qëllimi i këtij pragu është që banka të disponojë në çdo kohë mjete të mjaftueshme likuide për t’iu përgjigjur tërheqjeve të mundshme…

Read More