Author: gazetar_1

Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për Ndërtim pedonale, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash në liqenin e Farkës. Fondi limit i tenderit është 575,milionë e 731 mijë lekë. Data për dorëzimin e ofertave është 6 janari 2022. Projekti synon krijimin e një itinerari për këmbësore të pandërprerë përqark liqenit të Farkës. Po ashtu, projekti duhet të përmbajë krijimin e korsive të bicikletash me dy korsi kalimi të pavarur nga pjesa e shëtitores ku ekziston mundësia për ta krijuar këtë korsi, jo më e vogël se 2 metra në gjerësi dhe me një gjatësi prej 6300 miljesh. Po ashtu, propozohet që…

Read More

Greqia ka njoftuar masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi nga 3 janari deri më 16 janar. Të hënën, autoritetet raportuan numrin më të lartë të infektimeve ditore që kur filloi pandemia, prej 9,284 raste, ndërsa 66 persona humbën jetën. Duke folur në një konferencë për mediat, ministri i shëndetësisë, Thanos Plevris, konfirmoi se autoritetet janë përgatitur për më shumë se 15,000 raste ditore, në ditët në vijim. Gjithashtu, ministri i Shëndetësisë deklaroi se sipas masave të reja, maskat me mbrojtje të lartë do të jenë…

Read More

Të qenit i infektuar me Omicron mund të rrisë imunitetin kundër variantit Delta të koronavirusit, sugjeron një studim nga shkencëtarët afrikano-jugor. Studimi, i cili nuk është rishikuar nga kolegët, ekzaminoi 15 persona, disa u vaksinuan të tjerët jo dhe zbuloi se ata të infektuar me Omicron zhvilluan një imunitet të zgjeruar ndaj variantit Delta. Shkencëtarët më pas morën mostra për të parë nëse ata njerëz do të ishin në gjendje të neutralizonin variantet Omicron dhe Delta 14 ditë më vonë. Dy raste u përjashtuan nga studimi për shkak të mungesës së aftësisë për të neutralizuar Omicron gjatë studimit. Shkencëtarët thanë…

Read More

Pas pak ditësh, Bitcoin mbush 13 vjeç. Me 3 janar 2009 u krijua “genesis block”, rrjeti i parë i kriptovalutës së parë e më të famshme, me të cilin u ‘gërmuan’ 50 bitcoinët e parë. Nga atëhere ka kaluar ‘shumë ujë poshtë urave’ e sot janë 18.9 milionë përdorues dhe njësi të kriptovalutës që ka parë ulje e ngjitje të vazhdueshme. Vetëm në prillin e vitit 2011 kuotimi kaloi nivelin 1 dollar dhe sot vërtitet te niveli 50 mijë dollarë, me një kapitalizim që arrin miliarda dollarë. Pak muaj më parë, Bitcoin arriti nivelin më të lartë në 66 mijë…

Read More

Monedha europiane pas një periudhë negative ka regjistruar më në fund një rritje të vlerës në raport me Lekun duke u blerë sot me 120.2 lekë dhe duke u shitur me 120.9 lekë. Paundi britanik ka shënuar vlera pozitive këtë mëngjes pasi në raport me dje blihet sot me 142.2 lekë dhe shitet me 143.3 lekë më një rritje të fortë në raport me monedhën vendase. Dollari amerikan nuk bën përjashtim nga valutat e tjera kryesore pasi edhe ai është forcuar ndjeshëm këtë të mërkurë duke u blerë sot me 106.1 lekë dhe duke u shitur me 106.9 lekë. Sipas…

Read More

Nga Arben Malaj Vendi ynë nuk mund të rrisë nivelin e punësimit, pagat dhe një status ekonomik dinjitoz pa ndryshuar dhe përmirësuar rrënjësisht ne menyre te perhershme sistemin arsimor, sistemin e trajnimit dhe rikualifikimit të fuqisë punëtore. Kjo është jetike për të ngushtuar hendekun në rritje midis ndryshimit të shpejtë në strukturën e tregjeve të punës nën presionin e revolucionit të katert. Studimet tregojnë se ndryshimet strukturore do të jenë të forta, u parashikua se do të krijohen rreth 179 milionë vende të reja pune ndersa rreth 152 milionë vende pune mund të zëvendësohen nga automatizimi dhe robotizimi i tyre.…

Read More

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti. Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë në masën 42.14 miliardë lekë, kundrejt mesatarisht 34.06 miliardë lekë në 6 muajt e parë të vitit dhe e ngjashme me tremujorin e tretë të vitit 2020 në 40.03 miliardë lekë. Kërkesa e bankave për likuiditet në operacionet e Bankës së Shqipërisë është luhatur gjatë periudhës në vlerën 34-53 miliardë lekë dhe mbi nivelin 40 miliardë lekë prej mesit të…

Read More

Investimet italiane në Shqipëri mbeten të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare. Ato kryesojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 9-mujorin e vitit 2021 Italia renditet në investitorin e dytë më të madh, pas Holandës, me 103 milionë euro, me rritje vjetore prej 9.6%. Në mesin e këtij viti (tremujori tretë) stoku i investimeve italiane shënon 42 milionë euro, ose 7.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bën të ditur BSH.

Read More

Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime të reja për kredinë konsumatore. Ndryshimet synojnë të shtojnë në rregullore rolin e ndërmjetësuesit të kredisë dhe të parashikojnë disa dispozita në rastet kur kredia jepet nëpërmjet tyre. Prej vitesh bankat dhe institucionet financiare jo banka kanë mundësuar financimin e blerjes së produkteve në njësitë e shitjes, nëpërmjet marrëveshjeve paraprake me shitësit. Ky kanal është i zhvilluar sidomos me bizneset e shitjes së pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake. Tanimë në rregulloren e ndryshuar përkufizohet ndërmjetësuesi i kredisë sipas ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, që përcakton si të tillë çdo person fizik ose juridik, i…

Read More

Investimet e huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti prekën shifrën më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit 2019. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, gjatë korrik-shtator 2021, fluksi total i investimeve të huaja direkte shënoi 250.86 milionë euro. Në tremujorin paraardhës, kjo shifër fiksohej pranë 233.86 milionë euro. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 ky tregues fiksohej në 272.04 milionë euro. Sipas BSH-së, flukset e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe, sipas shteteve, renditen në vend të parë Italia, me 41.9 milionë euro, duke regjistruar vlerën më…

Read More