Author: gazetar_1

Buxheti i shtetit ka mbledhur afro 75.1 miliardë lekë apo rreth 6.2 milionë euro më shumë në 11 mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka tregon ecurinë poozitive të ekonomisë përgjatë këtij viti.  Sipas treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave plani i të ardhurave në buxhet është realizuar në masën 103 për qind, ku janë mbledhur në total 458 miliardë lekë.  Të ardhurat tatimore u realizuan në masën 228 miliardë lekë, 25.7 miliardë  lekë më shumë se 11-mujori i vitit të kaluar, 1.1% më shumë se parashikimi. Të  gjithë zërat kanë kontribuar pozitivisht, ndërsa TVSH…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi sot në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat Aktin Normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”, i ndryshuar”. Ibrahimaj tha se “Akti Normativ ka për qëllim rialokimin e të ardhurave shtesë përtej parashikimeve të fundvitit prej 18.2 miliardë lekësh, duke arritur në nivelin e 507 727 milionë lekë ose shifra më e lartë historike, si në nivel absolut, ashtu dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto”. Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se rritja ekonomike e pritshme për 2021 është përtej çdo parashikimi vendas apo të…

Read More

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se sot qeveria ka ndërmarrë disa vendime të rëndësishme në kuadër të programit të Rindërtimit që po vazhdon me shpejtësi në të gjitha drejtimet, qoftë në ndërtimin e pallateve, njësive individuale, infrastrukturës publike dhe ndërtesave arsimore. Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së Qeverisë, Ahmetaj tha se, “sot i janë akorduar likuiditete bashkisë Tiranë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë Kamzë për shkollën ‘Demokracia””. “Sot është akorduar fondi 3.2 miliardë lekë që bën të mundur procesin e rindërtimit për të kapur atë objektiv që kemi pasur për të mbyllur të gjithë Rindërtimin vjeshtën që vjen”, tha…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se në mbledhjen e qeverisë u miratua sot projektvendimi për shpërblimet e fundvitit për të gjithë kategoritë e pensionistëve”. Në konferencën për mediet, Ibrahimaj tha se 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa e cila është miratuar sot, që arrin në një vlerë 3.5 miliardë lekësh për sa i takon pensionistëve dhe 400 milionë lekësh për të gjithë kategoritë e tjera. “Janë afërsisht 40 milionë USD që alokohen për shpërblimet e fundvitit, për pensionistët dhe paketën e ndihmës ekonomike, për personat me aftësi të kufizuar”, u shpreh Ibrahimaj. Sipas saj, paketa e…

Read More

Qeveria miratoi sot disa projektligje të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe financës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se, “ligji për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, përcakton kategorizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”. “Tanimë të gjitha këtë ndërmarrje, janë të mirërregulluara me bazë ligjore, janë të përcaktuara kategoritë e këtyre ndërmarrjeve, përfitimet që këto ndërmarrje do të kenë në të ardhmen nga buxheti i shtetit, për mbështetjen e tyre financiare dhe organizative në kuadër të gjithë trajnimeve që ne ofrojmë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, u shpreh Ibrahimaj. Sipas saj,…

Read More

Një valë e re e Omicron mund të godasë Francën në Janar, sipas epidemiologëve në vend, që paralajmërojnë për kujdes.  Varianti Omicron, i raportuar në mbi 60 vende, përbën rrezik të lartë botërorë, me disa prova që i shpëton mbrojtjtes nga vaksina, pavarësisht se të dhënat klinike mbi ashpërsinë janë të limituara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të paktën 1 pacientë ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi u infektua me Omicron, sipas Kryeministrit Boris Johnson.  “Me variantin Omicron që po vjen, mendoj se situata do përkeqësohet dhe ne duhet të tregojmë shumë kujdes”- tha epidemiologia franceze Catherine Hill. Infeksionet…

Read More

Nga PROF. SHERIF BUNDO E kuptoj shumë mirë që tit ulli i këtij shkrimi ngacmon dhe prek lidhjen e fortë të banorëve të qytetit të Tiranës me këtë qytet ku kemi lidhur jetën, ku kemi lindur fëmijët dhe ku presim dhe përcjellim deri edhe për në botën tjetër këdo që njohim dhe që duam. E kujtoj shumë mirë ndjesinë dhe dhimbjen që ndjejnë po t’u shkruash kështu banorëve të kryeqytetit por që janë me origjinë të vjetër nga Tirana dhe rrethinat e saj. Por, këto lidhje të forta, deri edhe shpirtërore me këtë qytet, nuk duhet të na errësojë arsyen dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga janari i vitit të ardhshëm do të fillojnë të mbyllen sportelet për shërbimet publike. Nga Berati ku u prezantua ligji i ri për Bashkëqeverisjen Rama theksoi se, “arsyeja e këtyre takimeve është sensibilizmi i të gjithë qytetarëve për dy risi të rëndësishme të cilat sot, janë një mundësi shumë e madhe, e re për çdo qytetar, që të marrë shërbimet në një kohë të shpejtë, pa radha, pa zvarritje, pa dalë nga shtëpia fare, në pjesën dërrmuese të tyre, por duke përdorur smartphone apo kompjuterin më të afërt dhe nga ana tjetër për…

Read More

Papunësia ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke reflektuar përmirësimin e aktivitetit ekonomik në vend. INSTAT publikoi statistikat zyrtare të forcave të punës, sipas të cilit, “shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,3 % në tremujorin e tretë 2021. Papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje, si në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2020, ashtu dhe me tremujorin e dytë të vitit 2021”. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,9 % dhe për gratë 11,7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, shkalla e papunësisë është ulur me 0,5…

Read More

Prej disa ditësh, si pasojë e ndryshimeve drastike të motit, me reshje shiu e bore dhe temperatura të ulëta, rrjeti i shpërndarjes në disa zona të vendit pati pasoja duke shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike për abonentët. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, në vijim të planit të masave për organizimin e punës në 11 drejtoritë rajonale, angazhoi në terren afro 2200 punonjës të brigadave të avarive, me qëllim eliminimin në kohë sa më të shpejtë të defekteve në fiderat dhe linjat e tensionit të mesëm. Puna në terren u vështirësua dhe nga vërshimi i ujërave të lumenjve…

Read More