Author: gazetar_1

Në fund të shtatorit 2021, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë arriti në 8.97 miliardë euro, sipas Bankës së Shqipërisë. Gjatë tremujorit të tretë, stoku i BJB-së u zgjerua me rreth 193 milionë euro (ose 2%), në reflektim të vlerës neto pozitive të transaksionit, prej 137 milionë euro. Në terma tremujore, stoku i BJB u zgjerua me 2%. Në të njëjtën kohë, efekti i përllogaritur i vlerësimit të monedhës USD kundrejt EUR pati ndikim në rritjen e detyrimeve të shprehura në euro, me rreth 47 milionë euro. Gjithashtu, ndryshimet e tjera nga ri-klasifikimi vlerësohen pozitive në rreth +9 milionë…

Read More

Administrata Tatimore kujton se falja e gjobave pёr Fiskalizimin do tё vijojё deri mё 31 dhjetor 2021. Administrata Tatimore bëri të ditur se numri i tatimpaguesve të fiskalizuar deri tani llogaritet 56,715, ndërsa numri I certifikatave elektronike të lëshuara në total është 90.520. Po ashtu, DPT thotë se numri faturave të fiskalizuara të lëshuara është 118 848 981. Certifikata Elektronike është një nga elementet e nevojshëm për të kryer procesin e Fiskalizimit. Për t’u pajisur me të, tatimpaguesit duhet të aplikojnë përmes portalit e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për Certifikatën Elektronike”. Më 1 janar 2021 nisi faza e parë e…

Read More

Siguri e gënjeshtërt: Gjatë një kontrolli për saktësinë e testeve të shpejta të antigjenit për zbulimin e Coronës, çdo i pesti nuk e kaloi provimin. Ende prodhuesit lejohen t’i certifikojnë vetë testet e tyre. Në luftën globale kundër virusit Corona testet e shpejta të antigjenit luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për të pavaksinuarit, por në të ardhmen gjithnjë e më shumë edhe për të vaksinaurit. Testimi bëhet në punë, në jetën publike dhe në atë private. Nëse vlen rregulli 2G plus, atëherë të vaksinuarit e të shëruarit duhet të tregojnë edhe një test të shpejtë shtesë negativ. Shumë…

Read More

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare. Tani është fundi i sezonit të kungujve dhe gështenjave, ndaj shfrytëzojini mirë nëse ju zë syri ndonjë kungull nga zona e Peshkopisë apo ndonjë gështenjë të Tropojës. Aktualisht të gjitha këto perime mund t’i gjeni në tregjet e fshatarëve, të freskëta të sapo këputura që në mëngjes. Teksa duhet të kujdeseni për të përzgjedhur më të mirat perime të stinës, por më shumë se çfarë…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi vendet e pasura kundër mbajtjes stok të vaksinave për dozat nxitëse, ndërkohë që përpiqen të luftojnë variantin e ri Omicron, pasi kërcënojnë furnizimet në vendet e varfra. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se bota nuk pritet të arrijë objektivat e vaksinimit dhe se Omicron ilustron situatën e rrezikshme ku ndodhet bota. “Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira në 1 vit pas nisjes së fushatës botërore të vaksinimit, vendet me të arhdura të ulëta kanë mbetur mbrapa”- tha ai.  Shumë vende perëndimore kanë prezantuar dozat përforcuese, duke shënjestruar të moshuarit dhe njerëzit…

Read More

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në Kaskadën e Drinit në sasinë e 790 m3/s, ndërsa prodhimi është gati 15.300 MWh. “Prurjet natyrore në Kaskadë janë 790 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 273.11 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 174.03 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 75.19 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH. Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas. Biden ka “rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë më 9 dhjetor, pasi dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike, që zgjati rreth 90 minuta. Presidenti Biden po ashtu “e bëri të qartë se SHBA-ja dhe aleatët e partnerët e saj janë të përkushtuar në parimin që nuk do të ndërmerren vendime dhe diskutime për Ukrainën pa përfshirjen e Ukrainës”, u…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor. Ai e ka thënë këtë në një konferencë për shtyp, ku ka folur gjerësisht për prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së që fillon më 1 janar të vitit të ardhshëm. “Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor. Në qershor do të organizojmë konferencën për Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës. Mjafton të shikohet harta dhe historia jonë”, tha Macron. Macron shtoi se aktualisht rajoni është duke…

Read More

Çmimet e naftës kanë rënë në tregtinë e fundit të javës, por janë ende në ritëm për të arritur rritjen më të madhe javore që prej fundit të Gushtit, ndërkohë që janë zbutur shqetësimet mbi ndikimin e variantit Omicron tek ekonomia botërore dhe kërkesa për naftë. Të dy çmimet referencë botërorë të naftës janë drejt rritjes me mbi 6% këtë javë, pavarësisht disa mbylljesh të pozicioneve për të marrë fitimin. Nafta bruto amerikane ra me 0.4% në tregtinë e fundit të javës në 70.68 dollarë për fuçi, pas ra me 2% në tregtinë e kaluar. Nafta brent e Londrës ra…

Read More

Apple ishte pranë arritjes së një vlere në treg prej 3 trilionë dollarë në sesionin e kaluar tregtar, ç’ka do ta rendiste kompaninë si ekonominë e pestë më të madhe në botë pas Gjermanisë, në më pak se 1 vit pasi theu nivelin e 2 trilionë dollarëve. Aksionet e Apple u rritën me 1.6% , në 174 dollarë. Për të arritur kufirin e 3 trilionë dollarëve, aksionet duhej të tregtoheshin në 182.85 dollarë. Apple është rritur me 30% këtë vit, sipër 80% rritje në vitin 2020. Për krahasim, indeksi S&P 500 është rritur me 25% për periudhën. Homologët në klubin…

Read More