Author: gazetar_1
Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e tretë të vitit 2021, pas rritjes rekord në tremujorin e dytë me 9,9%. INSTAT raportoi sot se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 4,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Ritmet e rritjes mbetën të larta edhe në krahasim me vitin 2019, ku tregtia me pakicë në të njëjtën periudhe u rrit me 3.9%. Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ndikoi rritjen e tregtisë më pakicë më +2,4 pikë përqindje dhe grupi “Artikuj jo-ushqimore…
Pandemia Covid-19 ka sjellë një rikonceptim të teknologjisë së informacionit dhe situata e krijuar prej saj ka sjellë nevojën e pashmangshme për të qenë sa më afër aparateve celularë apo pajisjeve të tjera. Nga ana tjetër, nevoja për t’u informuar rreth rreziqeve të mundshme nga virusi, ka bërë që përdorimi i teknologjisë së informacionit të rritet ndjeshëm. Këtë e konfirmojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave”, të cilat tregojnë se gjatë vitit 2021 e kanë përdorur internetin 79.3% e popullsisë, nga grup-mosha 16-74 vjeç. Gjatë vitit 2020, ky tregues regjistrohej 72.2%. Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet…
Pas ndryshimeve të miratuara nga Banka e Shqipërisë në muajin shtator në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të nsië aplikimi i një norme tavan interes për kreditë e vogla konsumatore. Në tekstin e ndryshuar të rregullores theksohet se kjo normë do të përcaktohet në fund të çdo gjashtëmujori për gjashtëmujorin vijues dhe do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë. Edhe pse jemi në mes të dhjetorit, norma maksimale e interesit nuk është publikuar ende dhe kjo mungesë po shkakton probleme serioze, kryesisht për institucionet…
Kryeministri britanik Boris Johnson mund të përballet me zemërimin e deputetëve të partisë së tij të martën pasi dhjetëra prej tyre janë të vendosur të rebelohen kundër një votimi për futjen e masave të reja COVID-19. Midis 60 dhe 80 ligjvënës konservatorë pritet të votojnë kundër masave të fundit të qeverisë për COVID, të cilat përfshijnë një pasaportë vaksine për të hyrë në ambiente të mëdha dhe klube nate, mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe teste ditore për rastet e kontaktit si dhe izolimin. Nëse 70 nga deputetët e tij thyejnë renditjen, do të ishte rebelimi më i…
Shtatë persona vdiqën e katër u lënduan pasi një veturë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë e migrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari. Aksidenti ndodhi më 13 dhjetor, pasi ngasësi refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia. Ngasësi dalloi që policia është duke kontrolluar veturat në fshatin, Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmang patrullën, njoftoi policia, raporton agjencia Reuters. Vetura në të cilën ndodheshin 10 persona, u nis në drejtim të qytetit Segedin dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe, goditi shtëpinë dhe u rrotullua. Policia njoftoi se ngasësi, i cili po…
Bashkimi Evropian pritet që gjatë kësaj jave të propozojë një sistem që do të lejonte shtetet që bashkërisht të blinin rezerva strategjike të gazit – një masë e hartuar nga blloku evropian në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë. Çmimet standarde të gazit me shumicë në Evropë u rritën më shumë se 500 për qind gjatë këtij viti, duke arritur nivele rekord në muajin tetor, pasi furnizimet e pakta me gaz përkuan edhe me kërkesën në rritje të ekonomive që po rimëkëmben nga pandemia e COVID-19. Pavarësisht se çmimet kanë rënë, ato vazhdojnë të jenë të larta. Shumica e…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se në 10-mujorin e vitit 2021 janë rritur eksportet e produkteve të agroindustrisë me 20.13 %. Sipas statistikave, për periudhën janar-tetor eksporti i produkteve të agroindustrisë ka pasur një rritje në vlerë prej 2.5 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vendi ynë ka eksportuar në këtë periudhë të këtij viti, 78.5 tonë produkte me një vlerë totale prej 15.1 miliardë lekësh. Ndër produktet më të kërkuara nga tregjet e huaja, janë peshku i konservuar, vera, vaji i ullirit dhe perimet turshi. Eksportet agroushqimore janë të…
Përveç problemeve të shkaktuara me përmbytjet në disa zona, por edhe me rrjetin elektrik, rreshjet e ditëve të fundit kanë sjellë efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, duke përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin, ndërkohë që prej disa ditësh edhe hidroecentrali i Fierzës ka hyrë në prodhim. Sipas KESH, prurjet në Fierzë në datën 12 dhjetor u regjistruan në 400 m3/s, në Koman 210 m3/s dhe në HEC Vau i Dejës, 25 m3/s. Në të tre HEC-et prodhimi për këtë datë arriti në 14 400 Mwh apo rreth 50% më tepër nga javët e fundit të nëntorit, që…
Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9-mujorit të këtij viti, pas problematikave që shoqëruan kufizimet nga pandemia. Statistikat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se, të huajt që udhëtuan në Shqipëri në 9-mujorin e vitit 2021, shpenzuan rreth 1.5 miliardë euro në vendin tonë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky tregues është dyfishuar duke dhënë kontribut në rritjen e të ardhurave në ekonominë e vendit. Referuar statistikave, tremujori i tretë i vitit, solli në vendin tonë 786 milionë euro, me rritje 0.5 % në raport me korrik-shtator të 2019-s. Sipas INSTAT për 9-mujorin, në vend hynë 4.7 milionë…
Sektori bankar rriti fitimin me 1.8 miliardë lekë në muajin tetor të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vijimësia e përmirësimit të performancës financiare në sektorin bankar tregon për sektor të mirëkapitalizuar dhe likuid. Sipas BSH-së, në 10-mujorin 2021, fitimi i sistemit bankar arriti në vlerën 17.8 miliardë lekë, me një rritje 41 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Gjithashtu, bën të ditur BSH-ja, sektori bankar për këtë periudhë të vitit ka arritur kthimin e aktiveve në 1.39 %, nga 1.09 % që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto…
