Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se në 10-mujorin e vitit 2021 janë rritur eksportet e produkteve të agroindustrisë me 20.13 %.
Sipas statistikave, për periudhën janar-tetor eksporti i produkteve të agroindustrisë ka pasur një rritje në vlerë prej 2.5 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vendi ynë ka eksportuar në këtë periudhë të këtij viti, 78.5 tonë produkte me një vlerë totale prej 15.1 miliardë lekësh.
Ndër produktet më të kërkuara nga tregjet e huaja, janë peshku i konservuar, vera, vaji i ullirit dhe perimet turshi.
Eksportet agroushqimore janë të orientuara më së shumti drejt tregut rajonal, atij europian por edhe në SHBA dhe Azi.