Author: gazetar_1
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”. Në arsyet e kthimit të këtij pr/liji, Meta shprehet se, në tërësinë e tij ky pr/ligj është një plan financiar antisocial. Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale. Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij. Sipas Metës, mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi…
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton thirrjen e Katërt për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim të zhvillimit të Sektorit Agro – Ushqimor. “Fermerët dhe agrobiznesi nga data 10 dhjetor 2021 deri në 26 shkurt 2022, kanë afat për dorëzimin e aplikimeve për të përfituar grante nga thirrjen e katërt e programit IPARD II, për masën 7 që mbështet sektorët: Turizmi rural dhe i Natyrës; Punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës dhe Prodhimi i energjisë së rinovueshme”. AZHBR bën të ditur…
Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare, po rrisin praninë e tyre në tregjet e huaja. Përgjatë 10 muajve të parë të këtij viti, eksportet bujqësore u rritën me 5.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për këtë periudhë bujqësia ka eksportuar produkte në vlerën 15.6 miliardë lekë, ose 129 milionë euro. Ndër produktet kryesojnë frutat dhe perimet e freskëta të prodhuara nga fermerët nga zona të ndryshme të vendit. “Në total janë eksportuar rreth 205 mijë ton produkte të freskëta bujqësore. Ndërkohë që edhe agroindustria ka njohur…
Rigjallërimi i ekonomisë dhe zgjerimi i huadhënies kanë dhënë një efekt të dukshëm pozitiv në rënien e nivelit të kredive me probleme. Në muajin tetor të këtij viti, kreditë me probleme shënuan rënie të mëtejshme duke regjistruar nivelin më të ulët që prej nëntorit të vitit 2008. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kredia me probleme u ul në nivelin 6.35%, nga 6.5% që shënoi një muaj më parë. Sipas BSH-së, rol po aq të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme ka pasur rritja e kreditimit. Në fund të muajit tetor, kredia për ekonominë arriti në…
Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se akset rrugore kombëtare janë të kalueshme. Sipas ARRSH-së, ka patur reshje bore ka pasur në Llogora, në Boboshticë-Dardhë km 7-14 dhe Dedaj-Razëm km i fundit. “Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, informoi…
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi lehtë terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,33 lekë dhe këmbehet me 107,32 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0,03 lekë dhe këmbehet me 121,03 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0,47 lekë dhe u ngjit në kuotën 141,65 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 116,11 lekë, ose 0,06 lekë më shumë se ditën e enjte. Monedha KryesoreLekë për njësi të…
Çmimet në muajin nëntor kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuan shtrenjtimin e shumë produkteve bazë, kryesisht ushqime dhe pije alkoolike si dhe kostot e transportit. INSTAT njoftoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit të Konsumit, që mat ndryshimin e një shporte bazë mallrash u rrit me 3.1% në nëntor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është rritja më e lartë në më shumë se një dekadë, që nga korriku i vitit 2011, kur inflacioni ishte në nivelin e 3.6%. Për herë të parë në 10 vjet inflacioni ka tejkaluar objektivin e…
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme nga biznesi në fund të muajit tetor të këtij viti, kishte vlerën e rreth 23.6 miliardë lekëve. Sipas BSH-së, krahasuar me 10-mujorin e parë të vitit 2020 kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme u rrit me 3%. Ekspertët vlerësojnë se, tendenca në rritje për të investuar në pasuri të paluajtshme, evidente tek individët, ka përfshirë vitet e fundit edhe bizneset. Normat e ulëta të interesit të kredisë, e kanë bërë më të lirë huadhënien nga bankat dhe koston e investimit për…
Bletaria dhe prodhimi i mjaltit është kthyer tashmë falë edhe mbështetjes që adreson qeveria për këtë sektor, në një biznes fitimprurës që po fuqizon ekonominë e fermerëve çdo ditë e më shumë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në kolazhin e historive me njerëzit e punës, solli në vëmendje shembullin e Aliut nga Hasi, që deri para disa vitesh e nisi biznesin me 5 koshere bletësh, ndërsa sot ka 120 koshere të shpërndara në 3 parqe. “Aliu prej 25 vitesh rrit bletë në Has, pasion dhe punë e trashëguar nga i ati. Nisur me 5 koshere, sot ka…
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin më të fundit për vendin tonë ndalet edhe te paga minimale, ku thekson se është ndër më të ultat në Europë. Por, institucioni me bazë në Washington i mëshon më së shumti faktit se rritja e pagës minimale në vendin tonë, shkakton rritje te informalitetit. Sipas FMN, informaliteti në tregun e punës në vendin tonë fiksohet pranë 30.3%, që është edhe norma më e lartë në Europë. “Në Shqipëri, aktualisht paga minimale është sa 64% e fitimeve mesatare bruto, por informaliteti i lartë në tregun e punës sugjeron një nevojë për kujdes në interpretimin e…
