Author: gazetar_1
Në raportin për vendin tonë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ndalet gjatë edhe te rreziqet fiskale, dhe kryesisht te nevoja emergjente për t`i menaxhuar ato. Borxhi publik i vendit tonë nën skenarin bazë parashikohet të zbresë në 73.3% në vitin 2026. Por, në kushtet aktuale, duke llogaritur një balancë primare prej 4.5% të PBB në 2021, borxhi projektohet të rritet në horizontin afat-mesëm, për të kulmuar në 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2026. Sipas skenarit historik ndërkohë, nënvizon FMN, duke marrë parasysh rritjen ekonomike, balancën primare dhe normat reale të interesit gjatë 10 viteve të fundit, borxhi publik projektohet…
Investimet në rritje në kapacitetet prodhuese në makineri dhe pajisje, janë një tregues i rëndësishëm për ecurinë e ekonomisë së vendit. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, portofoli i kredisë për makineri dhe pajisje ka vazhduar rritjen dhe në fund të tetorit 2021, arriti vlerën 108.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, huadhënia për investime në kapacitetet prodhuese në makineri dhe teknologji bashkëkohore, u rrit me 7.5%. Ndërkohë importet e këtij grupi gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, shënuan vlerën 123,8 miliardë lekë, me një rritje me 7.8 %, kundrejt vitit 2020. Importi…
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në lidhje me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. “Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ju shpërqendron duke rrezikuar jetën tuaj, të pasagjerëve apo përdoruesve të tjerë të rrugës! Mesazhet, fotot, videot e rrjetet sociale mund të presin! Shpërqendrimi më i vogël mund të rezultojë në pasoja fatale!” shkruan DPSHTRR në njoftim. Kodi Rrugor parashikon gjobë 5,000-15,000 Lekë për drejtuesit e mjetit që përdorin celularin në timon! Në rast të përsëritjes së shkeljes 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit…
Çmimet e mallrave të importit shënuan rritje vjetore prej 3.3 % në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti shënuan rritje me 1.8 %. Instituti i Statistikave, (INSTAT) publikoi indeksin e çmimeve të importit. Referuar të dhënave, çmimet e importit të produkteve në grupin “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje vjetore prej 35.1 %. Ndërsa çmimet e importit të mallrave në grupin “industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94 %, shënoi një rritje me 2.1 %. Brenda këtij…
Operatori hungarez i telekomunikacioneve, 4iG PLC njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare për të blerë 80.27% të aksioneve të ALBtelecom. Kjo është blerja e dytë brenda pak ditësh nga një kompani hungareze në tregun shqiptar, pasi banka OTP bleu degën e Alpha bank në Shqipëri për 55 milionë euro. Në rastin e blerjes së Albtelecom nga 4iG, vlera e transaksionit nuk është bërë e ditur. Sipas njoftimit zyrtar të 4iG, Albtelecom është operatori lider në Shqipëri i internetit dhe TV me linjë fikse, zotëruesi më i madh i një rrjeti fibër në vend dhe një operator celular me një…
Debatet në Komisionet parlamentare, ku kryebashkiakët kërkuan ndihmë për të shlyer borxhet e krijuara para ndarjes së re administrative, borxhe që kishin mbetur nga ish-komunat, kanë bërë që Ministria e Financave të akordojë një fond prej 500 milionë lekësh për t’i shlyer këto borxhe. Pjesën më të madhe të fondit e merr bashkia e Kavajës e cila si pasojë e borxheve të mëdha i është dhënë nga buxheti i shtetit 78.8 milionë lekë për vitin 2021. Më pas vjen bashkia Tiranë me mbi 61 milionë lekë, Vlora me 46.4 milionë lekë, Malësi e Madhe me 32.3 milionë lekë, Belshi me…
Nafta ka vazhduar rritjen pas një rimëkëmbjeje prej rreth 5% në sesionin e mëparshëm tregtar, ndërkohë që shqetësimet mbi ndikimin e variantit Omicron ndaj kërkesës botërore për karburant u zbutën dhe bisedimet bërthamore me Iranin ngecën, duke vonuar rikthimin e eksporteve të naftës nga vendi. Nafta Brent e Londrës u rrit me 1.12 dollarë apo 1.5% në 74.2 dollarë për fuçi, pasi shënoi një rritje me 4.6% ditën e Hënë. Nafta Bruto Amerikane, qëndronte në 70.71 dollarë për fuçi, në rritje me 1.22 dollarë apo 1.8%, pasi u rimëkëmb me 4.9% në tregtinë e kaluar. Çmimet u fundosën javën e…
Prodhuesi britanik i barnave GlaxoSmithKline bëri të ditur se terapia me antitrupa e Covid-19 që ka zhvilluar me partnerin amerikan Vir Biotechnology, është efektive ndaj të gjithë mutacioneve të variantit të ri Omicron të koronavirusit, duke përmendur të dhëna nga fazat e mëparshme të studimeve. Të dhënat, që nuk janë publikuar ende në një revistë mjekësore ku do rishikohen nga homologët, tregojnë se trajtimi sotrovimab i kompanive, është efektiv kundër të gjithë 37 mutacioneve të identifikuar deri më tani në proteinën gjemb, sipas GSK. Javën e kaluar, të dhëna të tjera treguan se ilaçi ka funksionuar kundër mutacioneve kryesore të…
Qytetarët e pastrehë që duan të përfitojnë kredi të butë mund të aplikojnë pranë njësive administrative ku banojnë. Bashkia e Tiranë ka hapur fazën e parë të aplikimeve e cila do të jetë aktive nga data 6 Dhjetor 2021 deri më 10 Janar 2022 për të gjithë të interesuarit. Përmes programit të strehimit “Për subvencionimin e interesave të kredisë”, Bashkia merr përsipër që të subvencionojë interesat e kredive që do të marrin përfituesit, duke u mundësuar atyre një normë fikse prej 3 për qind. ky program synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para për për qytetarët, me qëllim…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi një takim me fermerë, me të cilët ndau edhe lajmin nga mbledhja e fundit e qeverisë, për miratimin e aktit normativ për rritjen e fondit të mbështetjes direkte për fermerët, për vitin 2021. “Pas dëgjesave dhe diskutimeve të përbashkëta me fermerët gjatë javëve të fundit, si dhe pas vlerësimit të mundësive që na japin fondet buxhetore për t’ju përgjigjur nevojave tuaja, në mbledhjen e fundit të qeverisë mundëm të miratojmë rritjen e fondit të mbështetjes direkte për vitin 2021”, tha Krifca në fjalën e saj me fermerët. Krifca komunikoi se, janë…
