Author: gazetar_1
Tregu i fondeve të investimeve vijon të njohë zgjerim, si në numër anëtarësh, ashtu edhe në vlerë asetesh. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare rezulton se në fund të muajit shtator, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti rreth 75.15 miliardë lekë me një rritje prej 7,742 milionë lekë ose 11.49%, krahasuar me 31.12.2020. Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.67% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.59% krahasuar me 31.12.2020. Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2021 është 38,015 me…
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot kandidaturën e Denar Bibës për postin e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës. Opozita e kundërshtoi kandidaturën e Bibës në këtë post, pasi sipas saj ky person ka anshmëri politike. “Zotëria që është propozuar kandidat nga ju për të marrë pozicion të rëndësishëm duhet të vijë me një platformë për të treguar vizionin që ka për të drejtuar këtë pozicion. Autoriteti i Konkurrencës duhet forcuar që të bëjë rolin që duhet të bëjë pasi të gjithë kemi rënë dakord që pjesa e monopolit është problem”, tha deputeti i PD-s në këtë komision, Alfred…
Bizneset shqiptare kanë mungesë të theksuar informacioni mbi kostot që sjell procesi i integrimit europian, çka pasohet me pasiguri në hapat e metëjshme. Megjithatë, rreth 48 për qind e kompanive shqiptare janë optimiste se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, ndërsa 69 për qind e përkufizojnë atë si “ një treg të përbashkët”. Të dhënat janë bërë prezente përmes një studimi të kryer nga ACIT, nismë e projektit “Mbështetje për negociatat e anëtarësimit në kapitujt ekonomikë të BE-Saneca, i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga GIZ. Nga ana tjetër, duket se në perceptimin e kompanive,…
Banorët austriakë që refuzojnë të marrin vaksinën e tyre kundër COVID-19 nga shkurti, kur do të jenë të detyrueshme, do të përballen me gjoba deri në 7,200 euro, zbulon një draft i ligjit të Austrisë për vaksinimin kundër COVID-19. Vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet për të gjithë ata që kanë vendbanim të përhershëm në Austri. Sipas projekt rregullores përjashtohen nga detyrimi fëmijët nën 14 vjeç, gratë shtatzëna, ata që janë shëruar për më pak se 180 ditë dhe personat e tjerë që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore. Gratë që kanë lindur dhe djemtë që mbushin 14 vjeç…
Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhimet bujqësore, materialet e ndërtimit, mineralet dhe metalet po rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane. Eksportet shqiptare drejt Zvicrës shënuan rritje me mbi 3 herë përgjatë 10 muajve të parë të këtij viti. Por ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie. Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicër në vlerë arritën mbi 2 miliardë lekë, nga 600 milionë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2020-ës. Ndërsa importet në vlerë ranë në rreth 8 miliardë lekë, nga rreth 8.7 miliardë që ishin në 10-mujorin e vitit 2020. Zvicra është një nga 10 vendet më…
Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq përgjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që vërehet përshkallëzim i kushteve atmosferike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) bën të ditur se reshjet, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik kanë shkaktuar probleme në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. “Në disa lagje të Shkodrës ka probleme të furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35 kV”, bën të ditur OSSH. OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha të dielën, më 5 dhjetor, se pret marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos, pas forcimit të shumicës parlamentare me përfshirjen në Qeveri të partisë Alternativa. “Jemi bashkuar sepse në këto momente më i rëndësishëm është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë. Marrëveshja e arritur është një garanci se kemi një shumicë që do të punojë për zgjidhjen e sfidave aktuale, si vazhdimësia dhe epilogu i suksesshëm në procesin e fillimit të negociatave me BE-në, zgjidhja e problemit me Bullgarinë, menaxhimi me pandeminë dhe krizën energjetike. Maqedonia e Veriut ka nevojë…
Përkeqësimi i kushteve metereologjike me gjirin e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për 6 ditët e ardhshme. Kapiteneria e portit bën me dije se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditën e sotme do të jetë në drejtimin JUG-JUGPERENDIM në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. Sipas kapitenerisë përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj …
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot, 6 dhjetor, do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, të cilat u miratuan më 30 nëntor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë, por mund të rrezikohet nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që veçse është përhapur në disa shtete në botës. Në një konferencë për media, Kurti tha se janë katër rreziqe me të cilat mund të përballet shumë shpejt Kosova. “Ardhja e mërgatës për festat e fundvitit, situata e rëndë epidemiologjike në shtetet nga vijnë numri më i madh…
Monedha europaine e ka nisur negativisht këtë javë në raport me javën e kaluar pasi blihet mëngjesin e sotëm me 120.5 lekë dhe shitet me 121.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Ndërkaq edhe Paundi britanik ka pësuar një rënie të vlerës këtë të hënë pasi krahasuar me javën që shkoi është blerë sot me 140.5 lekë dhe është shitur me 142 lekë. Dolalri amerikan gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës këtë fillim javës pasi në raport me javën që lamë pasi blihet sot me 106.5 lekë dhe shitet me 107.3 lekë. Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane vazhdon…
