Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Denar Biba propozohet në krye të Autoritetit të Konkurrencës

    Dhjetor 6, 2021 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot kandidaturën e Denar Bibës për postin e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës.

    Opozita e kundërshtoi kandidaturën e Bibës në këtë post, pasi sipas saj ky person ka anshmëri politike.

    “Zotëria që është propozuar kandidat nga ju për të marrë pozicion të rëndësishëm duhet të vijë me një platformë për të treguar vizionin që ka për të drejtuar këtë pozicion. Autoriteti i Konkurrencës duhet forcuar që të bëjë rolin që duhet të bëjë pasi të gjithë kemi rënë dakord që pjesa e monopolit është problem”, tha deputeti i PD-s në këtë komision, Alfred Rushaj.

    Po ashtu, Rushaj solli në vëmendje edhe një situatë ku Biba është akuzuar nga një anëtar i Gjykatës së Strasburgut për ndërhyrje në një çështje.

    Njëkohësisht opozita tha se i takon opozitës të ketë përfaqësues në këtë komision. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi sqaroi edhe dy pretendimet e opozitës.

    “Dëgjesat janë të detyrueshme kur ne zgjedhim anëtarët. Në rastin e kryetarit, ai emërohet dhe nuk ka patur një praktikë parlamentare për një kryetar të AK që është dëgjuar në komision parlamentar”, tha Shalsi.

    Shalsi dha një shpjegim edhe lidhur me akuzën për ndërhyrje.

    “Nuk ka asnjë dokument që anëtari i Gjykatës së Strasburgut të ketë akuzuar, madje ka një vendim gjykate për pushimin e çështjes ku theksohet se nëse do të kish patur gjyqtari në fjalë do ta kishte depozituar në organet e vendit. S’ka patur asnjë referim nga zotëria”, u shpreh Shalsi.

    Ndërkohë deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti tha se Denar Biba ka qenë i pranishëm në komision ku ka prezantuar vizionin e tij për detyrën në Autoritetin e Konkurrencës në kohën kur u zgjodh anëtar i këtij Autoriteti.

    Ndërsa sa i takon akuzave për njëanshmëri politike, Gjylameti tha se akuza është tërësisht e pabazë.

    ”Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve nuk është person politik. Propozohet nga partitë politike. Sa i përket integriteti e kemi parë nga vlerësimet që ka marrë në atë pozicion. Akuza në media dhe portale apo ato që ngrihen nuk marrin bazë ligjore dhe nuk shkojnë para institucioneve të drejtësisë për tu adresuar, nuk duhet të merren parasysh”, tha Gjylameti.

    Komisioni miratoi dhe i propozoi seancës parlamentare kandidaturën e Denar Bibës.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    autoriteti i konkurrencës denar biba komisioni i ekonomisë
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter