Author: gazetar_1

Quhet Vla2001 dhe bazohet mbi një teknologji të sprovuar në vaksina kundër gripit e të tjera të përdorura tek fëmijët. Krijon 40% më shumë antitrupa se AstraZeneca dhe ka një profil më të mirë sigurie. Agjensia europiane e barnave, EMA ka nisur verifikimin e kësaj vaksine të re kundër Covid 19, të krijuar nga Valneva, një firmë franceze biotecnologjie, e që duket se do të jetë më e pranueshme se vaksinat e tjera e do të bindë edhe novax-ët e pabindur, sipas zyrtarëve europianë. Studimet laboratorike dhanë rezultate të kënaqshme edhe pas fazës 3 të testimit mbi të rritur. Ato…

Read More

Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Lajmin e ka bërë me dije konferencën për shtyp pas mbledhjes, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. “Vendimi lidhet me mbrojtjen e konsumatorit. Ka pasur shumë zhvillime në vitet e fundit në këtë fushë. Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një fluks, i cili vijon edhe tani. Vendimi mbron konsumatorin dhe…

Read More

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri njofton se Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të investojë 80 milionë euro për të përmirësuar sistemin e shpërndarjes së ujit në Bashkinë e Tiranës, duke mundësuar disponueshmërinë e vazhdueshme të ujit të pijshëm të sigurt për mbi 800.000 qytetarë dhe reduktimin e humbjeve të ujit. Sipas njoftimit kjo hua është e ofruar nën mbështetjen e “Ekipit Europa” dhe ky investim do të modernizojë efikasitetin e menaxhimit të ujit, do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me ujë dhe do të kontribuojë për kushte më të mira shëndetësore dhe mjedisore në kryeqytet, duke rritur qëndrueshmërinë…

Read More

Monedha europiane e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar rënie në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 120.7 lekë dhe shitet me 121.4 lekë. Paundi britanik gjithashtu ka shënuar zbritje të vlerës këtë të premte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë mëngjesin e sotëm me 141.5 lekë dhe është shitur me 142.6 lekë. Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë fundjave pasi blihet sot me 106.5 lekë dhe shitet me 107.4 lekë krahasuar me ditën e enjte. Franga zvicerane është valuta e vetme që…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vendi ynë është përshkruar nga reshje shiu me intensitet mesatar por pa sjellë probleme të rëndësishme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Sipas njoftimit kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës. ARRSH u bën apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Read More

DPSHTRR, ka bërë me dije se në kuadër të zbatimit sa më korrekt ligjor, ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar. Sa më sipër, dokumentacioni përkatës (certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi) duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve…

Read More

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime të reja nga 6 dhjetori, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet amerikane do të kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, që arrijnë në SHBA me aeroplanë, të kenë test negativ në koronavirus, të vlefshëm vetëm brenda një dite. Këto rregulla janë pjesë e fushatës së re kundër COVID-19, të cilat janë prezantuar më 2 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden, teksa varianti Omicron kërcënon ringjalljen e pandemisë. Biden ka thënë se në planin e tij nuk përfshihen izolimet dhe mbylljet. Vendosja e maskës do të jetë e detyrueshme në aeroplanë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ambicia e kësaj qeverie është që në vitin 2022 të mbyllen të gjitha sportelet në Shqipëri. Gjatë takimit sensibilizues me qytetarët në Elbasan, mbi ligjin për Bashkëqeverisjen, Rama tha se “plani ynë është mbyllja e të gjitha sporteleve”. “Nuk do të kemi më sportele. Ambicia ime është që në vitin 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, sepse nëse ne i lëmë edhe sportelet, edhe sistemin e shërbimeve online nga ana tjetër, inercia vazhdon”, tha Rama. Kryeministri solli si shembull edhe praktikën e ndjekur në Kryeministri, ku siç tha ai, “pas një vendimi të prerë…

Read More

Skemat e garancive shtetërore dhe kthimi i kredive të marra nga bizneset përmes tyre do të trajtohen nga Agjencia e Kthimit të Garancive dhe Kredive. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim projektligjin që synon krijimin e këtij institucioni me qëllim që ti shtohen funksione të administrimit të skemave të veçanta të garancive të lëshuara në kuadër të menaxhimit të situatës së COVID 19, apo skemave të tjera të ngjashme që mund të lëshohen në të ardhmen, si dhe i kalohet gjithashtu funksioni i ndjekjes së hapave për kthimin e garancive ekzistuese shtetërore, si dhe nënhuave. Sipas relacionit, këto ndryshime…

Read More

Duke u bazuar në situatën epidemiologjike, në rritjen e qarkullimit të virusit Omicron në Europë dhe faktit që stina e dimrit rrit mundësinë për marrjen e infeksionit Sars Cov2, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë disa masa të reja, ndërkohë ka lënë në fuqi edhe masat e tjera. Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.Pas vendimit për vaksinimin e mësuesve dhe studentëve, Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave…

Read More