Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vendi ynë është përshkruar nga reshje shiu me intensitet mesatar por pa sjellë probleme të rëndësishme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve.
Sipas njoftimit kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës.
ARRSH u bën apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.