Author: gazetar_1
Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të enjte teksa vijon edhe sot të blihet njësoj sikurse edhe një ditë më parë me 120.9 lekë dhe të shitet me 121.5 lekë. Paundi britanik gjithashtu e ka ndalur rënien e vazhdueshme të kuotës këtë mëngjes teksa blihet sot sërish si dje me 106.6 lekë dhe shitet me 142.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari amerikan ndërkaq ka rikuperuar pikë pas rënies konstante që pësoi gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 106.6 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë në raport me një ditë më parë. Franga…
Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha më 1 dhjetor Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s. “Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit. Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi më 1 dhjetor se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit janë ‘të padrejta’ dhe ‘joefektive’. “Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë për media, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Shefi i OKB-së madje bëri thirrje që të shtohet numri i testimeve për të gjithë udhëtarët. “Kjo është mënyra e vetme që të reduktohet…
Eksportet e mallrave nga Porti i Durrësit kanë vijuar me ecurinë pozitive në këto 10 muaj të 2021 edhe në krahasim me para krizën pandemike. Autoriteti Portual i Durrësit informoi se rritje të fortë kanë pasur eksportet e materialeve të ndërtimit e metaleve si dhe mallrave të transportuara me kontejnerë. Në total gjatë periudhës janar-tetor u eksportuan mbi 1.1 milionë tonë mallra, ose 307,488 tonë mallra më shumë se gjatë të njëjtës periudhe të 2020-ës. Sasia e lartë e mallrave të eksportuar është në linjë edhe me shumën financiare në rritje të eksporteve për 10-mujorin, të raportuar nga INSTAT.
Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera janë rritur në vitin e kaluar, pjesërisht prej politikave të Rezervës Federale për të mbajtur interesat në nivele të ulëta rekord, si dhe programit të blerjes së titujve të borxhit. Kryetari i bankës, Jerome Powell, që u zgjodh javën e kaluar për një mandat të dytë 4-vjeçarë, ka mbikqyrur programin më të madh të stimujve monetar në historinë amerikane, që u aplikua përballë krizës së Covid. Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera, kanë ndjekur efektin pozitiv që këto politika kanë sjellë tek tregjet e kapitalit dhe aktive të tjera. Investitori miliader në kriptovaluta, Mike Novogratz, ka paralajmëruar…
Nisi sot nga Saranda operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013, sot ka plot 27 destinacione. Kryeministri Edi Rama, ambasadori i Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishin sot në demonstrimin që u krye në Sarandë, tek ferma detare me rastin e nisjes së eksportit të peshkut ton. Rama vlerësoi se “industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka informuar mbi masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet e qytetarëve. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: Çertifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19; Çertifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se 4 javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; Çertifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar…
Pothuajse 3.8 milionë njerëz në mbarë botën u infektuan me Covid-19 javën që kaloi dhe më shumë se 47 mijë persona ndërruan jetë. Lajmi është konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila bëri me dije se numri i rasteve të reja me COVID mbetet i pandryshuar krahasuar me javën që kaloi, por numri i viktimave është ulur me 10 për qind. “Në përgjithësi, numri i të infektuarve me koronavirus mbetet i pandryshuar këtë javë, me gati 3.8 milionë raste të reja”, tregohet në buletinin epidemik të OBSH-së. “Në të njëjtën kohë, numri i viktimave për shtatë ditët e…
Bashkitë e kanë rimarrë vetën gjatë këtij viti, pas periudhës së vështirë të kaluar një vit më parë, për shkak të pandemisë COVID-19 ku mbledhja e një sërë taksash dhe tarifash vendore u pezullua. Por cilat janë taksat dhe tarifat që mbajnë “gjallë” bashkitë, duke u krijuar të ardhura të mira dhe mundësi për investime? Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga pikëpamja strukturore, 3 lloje të taksave & tarifave vendore sigurojnë 84% të të ardhurave të mbledhura nga 61 bashkitë në vend (pa përfshirë të ardhurat jo tatimore) duke përbërë burimin kryesor të financimit të politikave në nivel…
Stabiliteti ekonomik i botës do të varet nga vaksinimi sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e cila u kërkoi shteteve të përshpejtojnë ritmin e shpërndarjes së vaksinave për të frenuar pandeminë, e cila po përparon me shfaqjen e variantit Omicron dhe rrezikun e një ngadalësimi ekonomik. “Prioriteti mbetet të sigurohet që vaksinat të prodhohen dhe shpërndahen sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë botën, duke përfshirë dozat përforcuese,” kërkoi OECD në përfundimet e saj. “Rimëkëmbja do të mbetet e pasigurt kudo derisa të arrihet ky qëllim,” shtoi organizata Megjithëse nuk marrin parasysh zhvillimet e fundit…
