Author: gazetar_1
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka si dhe një delegacion biznesi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Republikën Domenikane. Të pritur nga konsulli i nderit për Shqipërinë, José Manuel Romero, ky delegacion biznesi ka zhvilluar një sërë takimesh zyrtare apo kontakte me biznesin e këtij vendi. Kryetari i DHTI-së, Jaka tha se qëllimi i kësaj vizite është vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta me biznese të këtij vendi dhe parja e mundësive të bashkëpunimit sidomos në sektorin prodhues. Në takimin që kishin me kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Santo…
Për periudhën janar-tetor 2021, Drejtoria e Tatimeve i rimbursoi bizneseve 47% të arkëtimeve të tyre nga TVSH-ja. Në total, vlera e rimbursimeve arriti në 21 mld lekë, 59% më shumë se 10 mujori i parë i 2020-s. Ndërsa, arkëtimet nga TVSH-ja arritën vlerën e 45.4 mld lekë, 25% më shume se 2020-a. Rritja e arkëtimeve është ndikuar nga procesi i rikuperimit të bizneseve dhe sipas DPT-së, kjo normë pritet të tejkalohet sepse ecuria e bizneseve është pozitive. Deri në fund të vitit Tatimet presin të rimbursojnë rreth 25 mld lekë. Një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar në…
Në zbatim të Ligjit të ri për tregjet e kapitalit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe ka nxjerrë për konsultim publik projektrrregulloren “Për formën dhe përmbajtjen e prospektit që publikohet kur titujt i ofrohen publikut dhe pranohen për tregtim në një treg të rregulluar”. Projektrregullorja, e hartuar me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore, në kuadër të harmonizimit me legjislacionin evropian, është përafruar me Rregulloren e BE 2017/1129 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian. Miratimi i rregullores detajon për herë të parë kërkesat e shoqërive të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë për të dalë në një treg të…
Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup. Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar. Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8…
Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën në vazhdën e pandemisë së coronavirusit. Sipas medieve të huaja, qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke hequr titullin e padëshiruar nga fituesit e përbashkët të Parisit, Hong Kongut dhe Cyrihut, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU). Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbënin pjesën tjetër…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për treguesit e kriminalitetit për vitin 2021. Ai foli për rritje të fortë të procedimeve për pastrim parash dhe korrupsionit, si dhe të krimeve me karakter financiar. Nano tha se lidhur me këto vepra penale është shtuar dhe bashkëpunimi me agjencitë e huaja. Ndërkaq janë kanë shënuar një rritje me 60% krimet nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze. Rritje të fortë sipas Nanos, gjatë vitit 2021 kanë shënuar edhe sekuestrimet e aseteve financiare të krimit apo korrupsionit. Sipas të dhënave zyrtare…
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me aktivitetin kreditues gjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë edhe ecurinë sipas sektorëve të ekonomisë. Kështu, të dhënat e huave të reja për koorporatat jofinanciare private tregojnë se, sektori me rritjen më të madhe të kreditimit gjatë muajit tetor, krahasuar me muajin shtator të këtij viti është ai i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me një rritje prej 357%. Kjo shifër ka kaluar nga 211 milionë lekë që ishte në shtator të këtij viti, në 966 milionë lekë në muajin tetor, duke prekur nivelin më të lartë që prej gushtit…
Në vitin 2022 Shqipëria pritet të nisë procesin e kalimit në gjeneratën e ardhshme të komunikimeve celulare, 5G. Sipas analizave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kalimi në 5G pritet të ketë ndikime të rëndësishme në disa sektorë të ekonomisë dhe shoqërisë. Një nga sektorët ku zhvillimi i teknologjisë pritet të ketë ndikim të shpejtë është mjekësia. Telemjekësia mund të revolucionarizojë marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit dhe do të mundësojë kujdes më të mirë mjekësor në të gjitha zonat e Shqipërisë. Mbulimi me staf dhe shërbim të specializuar mjekësor jashtë qendrave të mëdha urbane në Shqipëri ngelet një…
Në vitin 2020, 211 000 fëmijëve të moshës më pak se 15 vjeç që nuk ishin shtetas të BE-së, iu dha leja e parë e qëndrimit në BE për arsye që lidhen me formimin dhe ribashkimin e familjes që përfaqëson 68% të të gjitha lejeve të para të dhëna për fëmijët në BE. 96 000 leje të tjera të para iu dhanë fëmijëve për arsye të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa rreth 4 000 u dhanë për arsye të lidhura me arsimin. Numri i lejeve të para të qëndrimit të dhëna fëmijëve për arsye familjare korrespondon me një raport…
Me variantin e ri të koronavirusit Omicron që ka ngritur shqetësimin në të gjithë botën si dhe me sezonin e dimrit, Shqipëria duket se po shkon drejt një niveli të ri masash kufizuese. Paralajmërimin e ka bërë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare. Ajo theksoi edhe një herë se vaksinimi mbetet thelbësor në kushtet e përballjes me variantet e reja, siç është Omicron, edhe pse nuk dihet ende rrezikshmëria që shkakton. Manastirliu paralajmëroi se do të ketë një rishikim të masave aktuale, se sa po zbatohen ato por edhe të reja…
