Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Del për konsultim projektrregullorja që detajon prospektin përpara emetimit të titujve ose aksioneve me ofertë publike në Bursë

    Dhjetor 1, 2021 Tregje
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Në zbatim të Ligjit të ri për tregjet e kapitalit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe  ka nxjerrë për konsultim publik projektrrregulloren “Për formën dhe përmbajtjen e prospektit që publikohet kur titujt i ofrohen publikut dhe pranohen për tregtim në një treg të rregulluar”. Projektrregullorja, e hartuar me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore, në kuadër të harmonizimit me legjislacionin evropian, është përafruar me Rregulloren e BE 2017/1129 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

    Miratimi i rregullores detajon për herë të parë kërkesat e shoqërive të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë për të dalë në një treg të rregulluar (Bursë) me ofertë të hapur publike, duke kërkuar fonde nga qytetarët/investitorët. Për të realizuar këtë, shoqëria duhet të publikojë më parë një prospekt, sipas rregullave të përcaktuara, i cili miratohet nga Autoriteti.  

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Prospekti përfaqëson dokumentin që ofron informacion të plotë mbi shoqërinë që do të emetojë tituj ose do të ofrojë për publikun e gjerë aksione të saj, si edhe karakteristikat e tyre. Përmes këtij dokumenti, shoqëria i fton qytetarët të investojnë në titujt që po emeton apo të blejnë aksione të saj në një treg të rregulluar (bursë).

    Rregullorja përcakton në mënyrë të detajuar të gjithë informacionin e nevojshëm që duhet të publikohet nga shoqëria, duke u mundësuar investitorëve të bëjnë një vlerësim mbi performancën dhe perspektivat e shoqërisë. Në këtë mënyrë, përpara se ata të ndërmarrin investimin, do të jenë të mirëinformuar për shoqërinë.

    Një nga elementët e rëndësishme të prospektit është vlerësimi i faktorëve të rrezikut nga emetuesi, mbështetur në probabilitetin e shfaqjes së tyre dhe shkallën e pritshme të ndikimit të tyre tek emetuesi. Përshkrimi në mënyrë të plotë i faktorëve të rrezikut ndërgjegjëson investitorët e mundshëm se investimi në një titull të caktuar mund të shoqërohet edhe me risk.

    Përpara procesit të miratimit, Autoriteti verifikon që prospekti përmban të gjithë informacionin e kërkuar, sipas kërkesave ligjore dhe rregullative. Në anën tjetër, Autoriteti nuk verifikon saktësinë apo vërtetësinë e informacioneve të paraqitura në prospekt. Çdo investitor ka përgjegjësi ekskluzive për vendimin e tij për të investuar në tituj, mbështetur në informacionin e ofruar në prospekt dhe nëse është i pasigurt për investimin mund të konsultohet me një profesionist të fushës.

    Bazuar në rregulloren që pritet të miratohet nga Autoriteti, prospekti duhet të jetë i qartë, i plotë, i lehtë për t’u lexuar dhe kuptuar nga investitorët. Prospekti është i vlefshëm për 12 muaj nga miratimi i ofertës drejtuar publikut. Pas këtij afati, ky dokument është objekt miratimi sërish nga Autoriteti. Në këtë mënyrë, publiku do të jetë gjithmonë i informuar dhe për çdo përditësim të informacionit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    amf bursë prospekti rregullore
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025

    Ballkani dominon huamarrësit aktivë të Mikrofinancës me 47% të totalit prej 1.5 milionë klientësh

    Maj 21, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter