Author: gazetar_1

Autoritetet në Holandë thanë se zbuluan variantin në mostrat e testeve të kryera që me 19 nëntor, një javë të plotë përpara rasteve pozitive të zbuluara të premten e kaluar midis udhëtarëve që arritën në Amsterdam, me një fluturim nga Afrika e Jugut. Zyrtarët shëndetësorë në Japoni dhe Francë konfirmuan gjithashtu rastet e tyre të para me omicron të martën, duke iu bashkuar një liste në rritje të vendeve ku përfshihen Britania, Kanadaja, Skocia, Australia, Austria, Spanja dhe Suedia. Shfaqja dhe përhapja e shpejtë e variantit omicron, bëri që Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i gjigantit farmaceutik Moderna, të paralajmërojë të…

Read More

Pavarësisht ulje-ngritjeve me të cilat përballen, kriptovalutat ende përfaqësojnë një skenar të rëndësishëm investimi në nivel global. Japonia ka njoftuar së fundmi se ajo synon të prezantojë monedhën e saj dixhitale deri në vitin 2022. Plani është të krijojë një kriptomonedhë me bazë jenin dhe të mbështetur nga një konsorcium prej rreth 70 kompanish japoneze, përfshirë tri bankat kryesore të vendit. Vetëm pak ditë më parë, El Salvadori njoftoi synimin e tij për të ndërtuar një qytet të vërtetë Bitcoin, një lloj parajsë tatimore pa taksa. Konfirmimi i nismës japoneze erdhi gjatë një takimi midis Mitsubishi UFJ Financial Group, Mizuho…

Read More

Në 5 vitet e fundit, në Shqipëri është rritur numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese. Megjithatë, tendenca rritëse është frenuar gjatë vitit 2020, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19. Referuar të dhënave të publikuara nga Instat, rezulton se numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2020, është 2.926, duke u ulur me 8,3 % krahasuar me vitin 2019. Pandemia ka ndikuar më pak (në përqindje) në numrin e ndërmarrjeve importuese. Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve importuese është 11.238 ndërmarrje, duke u ulur me 1,1 % krahasuar me vitin 2019.

Read More

Grupi i Bankës Botërore në prag të hartimit të strategjisë së re të Partneritetit me Shqipërinë, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe aktorët e linjës, për reflektimin e rezultateve që janë arritur vitet e fundit përmes projekteve të financuara nga Banka. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, bën të ditur se fokus i diskutimeve ishin çështjet se çfarë ka qenë e suksesshme e ҫfarë nuk ka shkuar shumë mirë, ҫfarë mësimesh kemi nxjerrë? Si mund të jemi edhe më efektive në ndihmën tonë ndaj vendit? “Ndërsa shohim përpara, është e nevojshme të konsultohemi me grupet e interesit…

Read More

Eksporti i tekstileve dhe këpucëve, që përbën një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, ka shfaqur shenja rikuperimi gjatë 10-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Por sërish eksportet ishin më të ulëta, krahasuar me 10-mujorin e 2019, që përkon me periudhën para pandemisë. Eksportuesit që operojnë në këtë industri thonë se sektori ende po përballet me mungesën e porosive të reja, si rrjedhojë e krijimit të stoqeve gjatë karantinës. Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 91.7 miliardë lekë gjatë periudhës janar-tetor…

Read More

Rreshjet e ditëve të fundit kanë sjellë efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, duke përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave nga KESH, prurjet në datën 30 nëntor u regjistruan në 300 m3/s në hidrocentralin e Komanit dhe 320 m3/s në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Aktualisht, HEC Koman është në kuotat e 169.6 metra mbi nivelin e detit, ndërsa Vau i Dejës 74.3 m mbi nivelin e detit. Aktualisht, po prodhohet 10 150 mwh energji, me kapacitete të plotë në këto 2 hidrocentrale, ndërkohë që hidrocentrali Fierzës sipas KESH nuk po prodhon energji, me qëllim ruajtjen…

Read More

Monedha europiane ka pësuar një rënie të vlerës këtë të mërkurë teksa blihet sot me 120.9 lekë dhe shitet me 121.5 lekë në raport me ditën e djeshme. Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës teksa në raport me dje është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.4 lekë. Paundi britanik gjithashtu ka shënuar zbritje të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport em ditën e martë blihet sot me 141.3 lekë dhe shitet me 142.5 lekë. Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është valuta e vetme që nuk ka…

Read More

1 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, që kërcënon botën, ndërsa mjekësia vazhdon punën për zbulimin e ilaçeve dhe metodave efikase për trajtimin e sëmundjes. AIDS-in e shkakton virusi HIV, që dëmton dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS-it në të gjithë botën. Sipas OKB-së, 37.7 milionë njerëz në mbarë botën ishin me HIV në vitin 2020, ndërsa 680,000 vdiqën nga sëmundjet e lidhura me…

Read More

Pas një viti pauze, Klik Ekspo Group rikthehet me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, por me një slogan që përcjell temën e ditës: “One Balkan, Stronger Balkan”/ “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”. Elona Agolli, CEO e Klik Ekspo Group, tha se “lajtmotivi kryesor i këtij edicioni, që mbahet nga data 1 deri më 4 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, është ky: “One Balkan, Stronger Balkan”/ “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë””. Agolli u shpreh se, “promovimi i bashkëpunimit rajonal, i unifikimit të tregjeve rajonale, tregje të hapura të cilat funksionojnë mes tyre si enë…

Read More

Moti i keq, i shoqëruar me reshje, stuhi ere dhe borë, ka sjellë pasoja në qarkullimin e mjeteve, sidomos gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. ARRSH informon se qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Ndërprerja e reshjeve të shiut dhe të borës ka ndikuar direkt në përmirësimin e situatës, ndërsa pritet që reshjet të rikthehen duke nisurnga dita e nesërme.

Read More