Moti i keq, i shoqëruar me reshje, stuhi ere dhe borë, ka sjellë pasoja në qarkullimin e mjeteve, sidomos gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.
ARRSH informon se qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Ndërprerja e reshjeve të shiut dhe të borës ka ndikuar direkt në përmirësimin e situatës, ndërsa pritet që reshjet të rikthehen duke nisurnga dita e nesërme.