Author: gazetar_1

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur tenderin përmes APP për Mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë). Sipas dokumenteve të tenderit fondi limit i këtij projekti është 196,240,667.53 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve është data 27-12-2021 Ora 12:00. Sipas informacionit të publikuar në APP kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 34 muaj sipas kontratës së zbatimit të punimeve.

Read More

Këtë të premte është zhvilluar në Elbasan mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy qeverive. Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se me marrëveshjet që nënshkruhen do të sjellin bashkëpunimin mes dy shteteve me pranë, ndërsa ka folur edhe për marrëveshjet, si ajo e heqjes së leje qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave e duke vijuar me njohjen e sigurimeve shoqërore. Edi Rama: Ky është takimi i 7 ndërqeveritar i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive dhe sot mblidhemi pas nje viti sfidues për…

Read More

Për shkak të rritjes së pacientëve me COVID-19, spitalet holandeze mund të jenë të detyruara të pezullojnë trajtimin urgjent për raste të tjera, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge. Aktualisht, ministria po shqyrton nëse do të duhet të shpallë një situatë emergjente për spitalet. Kjo do të thotë se procedura të tilla, si kimioterapia ose transplantet, do të duhet të anulohen për të liruar shtretërit për pacientët me COVID-19. Në shumë spitale, operacionet dhe trajtimet e planifikuara tashmë janë shtyrë. Katërmbëdhjetë spitale raportuan se iu desh të anulonin operacionet në zemër dhe kancer. Sipas raportimeve të medieve, për…

Read More

Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ishte 1.25 milionë m2, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë. Sipërfaqja e lejeve të dhëna në janar-shtator 2021 po i i afrohet rekordit më të lartë të më shumë se një dekade, që u arrit në 2019-n, duke qenë vetëm 4.5% më e ulët. Nëse edhe tremujori i katërt vijon me të njëjtat ritme, 2021-shi mund të shënojë rekordin e viteve të fundit, teksa në muajt…

Read More

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar që doza e tretë e vaksinës të jetë parakusht për udhëtim brenda Bashkimit Evropian për qytetarët e të ashtuquajturës, botës së tretë, në të cilën përfshihet edhe Ballkani Perëndimor. Ky propozim pritet të hyjë në fuqi nga 10 janari i vitit të ardhshëm, datë nga e cila asnjë udhëtar nuk do të mund të hyjë në BE pa dozën e tretë. Edhe qytetarët e Bashkimit Evropian do të duhej të kenë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID-19 nëse duan të udhëtojnë në një shtet tjetër brenda bllokut verën e ardhshme, pa pasur nevojë për teste…

Read More

Një variant tejet ngjitës i koronavirusit është përhapur në Afrikën e Jugut. Ky variant konsiderohet se ka pësuar më së shumti mutacione, në krahasim me të gjitha variantet tjera. Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar udhëtimet për dhe nga gjashtë shtete afrikane. Këto janë ditët e para të identifikimit të këtij varianti, mirëpo ka mundësi që ai të përhapet edhe më shumë. Menjëherë kanë lindur pyetjet se sa shpejt mund të përhapet ky variant, dhe a mund të ndikojë në sigurinë që ofrojnë vaksinat kundër koronavirusit? Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke monitoruar këtë variant dhe për këtë arsye do…

Read More

Republika Çeke ballafaqohej më 25 nëntor me dy sfida përballë pandemisë derisa numri në rritje i personave të infektuar ka detyruar vendin të shpallë gjendje të jashtëzakonshme e në anën tjetër presidenti, Millosh Zeman është hospitalizuar sërish pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Qeveria kalimtare e Andrej Babishit shpalli 30 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme në vend pasi më shumë se 18 mijë raste të reja me koronavirus u regjistruan më 25 nëntor. Autoritetet menjëherë prezantuan masa të reja sikurse ndalimi i tubimeve të mëdha apo ndalimin e punës për biznese deri në orët e vona. Mesatarja ditore prej 1516 rasteve…

Read More

I mbështetur nga qeveria e Arabisë Saudite, Neom ka njoftuar planet për të ndërtuar një qytet lundrues tetëkëndor të quajtur Oxagon në Detin e Kuq. Sipas një njoftimi për shtyp, Oxygen do të vendoset në periferi të Neom, një metropol gjigant “i zgjuar”, i cili është planifikuar të ndërtohet në veriperëndim të mbretërisë. Një video promovuese e postuar në Twitter thotë se Oxagon do të bëhet struktura më e madhe lundruese në botë dhe “shtëpia e portit të parë plotësisht të automatizuar në botë dhe qendrës së integruar të logjistikës”. Është raportuar se “qyteti me emetim zero do të jetë…

Read More

Në Gjermani, situata epidemiologjike nga COVID-19 sa vjen e përkeqësohet, duke kaluar shifrën e 100 mijë vdekjeve. Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi se gjermanët do të vaksinohen, kurohen ose vdesin deri në fund të dimrit. Në shumicën e rajoneve, vetëm të vaksinuarit dhe ata që janë shëruar nga virusi do të mund të hyjnë në vende publike si restorante ose sallat e koncerteve. Dhoma e ulët e parlamentit të vendit, Bundestagu votoi në favor të kufizimeve të reja për vendin…

Read More

Është zbardhur axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që do të mbahet ditën e nesërme në Elbasan. Ceremonia do të nisë në orën 10:00 dhe në orën 11:30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp. Ndërkohë pritet që mes dy qeverive të firmosen 15 marrëveshje. Axhenda: – Në 9 e 45 mbërrijnë delegacionet – 10:00 Nis ceremonia – Në 11 e 30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp – Marrëveshjet e përbashkëta që priten të nënshkruhen Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të…

Read More