Author: gazetar_1

Në vigjilje të përvjetorit të Pavarësisë, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë ne Elbasan mbledhjen e radhës të përbashkët, në vijim të një tradite disa vjeçare. Kjo është mbledhja e 7 e përbashkët mes dy qeverive. Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme. Dy marrëveshje janë miratuar tashmë nga qeveria shqiptare dhe kanë të bëjnë me njohjen e ndërsjelltë të pensioneve. Po ashtu, një marrëveshje tjetër ka të bëjë lejet e qëndrimit të shtetasve respektive. Shtetasit e Kosovës, sipas marrëveshjes, do të marrin thjesht me një aplikim dhe pa dokumente menjëherë lejen e…

Read More

Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të enjte pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 121.1 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkaq Paundi britanik ka fituar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 143.5 lekë dhe duke u shitur me 144.5 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari amerikan ndërkaq ka shënuar edhe sot një rritje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë me 107.7 lekë dhe duke u shitur me 108.6 lekë. Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje të kuotës duke…

Read More

Këshilli i Ministrave emëroi sot Maksim Et’hemajn në postin e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil. Me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave emëroi Maksim Et’hemajn drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Po sot, qeveria vendosi lirimin nga detyra të Edlira Krajës e cila mbante postin e drejtorit Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave emëroi Genc Resulin anëtar në Këshillin Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil. Resuli zëvendëson Etjen Xhafajn, i cili u zgjodh deputet i Kuvendit.

Read More

Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale për diskutim dhe miratim në seancën plenare pas më shumë se një muaji diskutimesh. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se projektbuxheti i vitit të ardhshëm ka si objektiv primar konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike, pas përballimit me sukses të dy fatkeqësive natyrore që goditën vendin në mënyrë të njëpasnjëshme, tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia COVID-19. Sipas saj, ky objektiv madhor bazohet në pritshmëritë pozitive të qeverisë për një rritje ekonomike prej 7.6 % në vitin 2021, pritshmëri në linjë me parashikimet e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare si FMN, BB, BERZH, etj, të cilat…

Read More

Kryeministrja e parë femër e Suedisë ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi u emërua. Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse të mërkurën, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria dhe buxheti i saj nuk kaloi. Në vend të kësaj, parlamenti votoi për një buxhet të hartuar nga opozita, i cili përfshin të djathtën ekstreme kundër emigrantëve. “Unë i kam thënë folësit që dëshiroj të jap dorëheqjen,” u tha zonja Andersson gazetarëve. Partneri i saj i koalicionit, Partia e Gjelbërve tha se nuk mund të pranonte një buxhet “të hartuar për herë të parë…

Read More

Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP ranë dakord për të formuar qeverinë e Gjermanisë. Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor dhe Kosova mbështeten në marrëveshjen për qeverinë. Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan sot marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë detaje. Kandidati i partisë socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz tha se tre partitë kishin arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të Gjermanisë. Scholz-i, i cili do të zëvendësojë Merkelin, tha se qeveria e re nuk do të kërkojë “sa…

Read More

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon mbylljen e procesit të privatizimit për 1500 objektet që i përkasin ish-ndërmarrjeve bujqësore. Në pr.ligjin e publikuar në konsultimet publike MBZHR dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë përcaktohen si institucionet përgjegjës për zbatimin e procedurave të privatizimit në bashkëpunim me institucionet e tjera në varësi të saj. Ndërkohë që relacioni që shoqëron këtë pr/ligj thekson se, subjektet e interesuara paraqesin në MBZHR kërkesën për përfundimin e procesit, të cilat pas verifikimit të dokumentacionit, realizojnë me kontratë shitje sipas legjislacionit në fuqi për shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Kriteret, dokumentacioni dhe arkëtimi i pagesave…

Read More

Administrata Doganore nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bëre me dije se ka konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e mallrave të natyrës tregtare, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare. Nga skema e ngritur përfaqësuesi ligjor i subjektit me iniciale H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial, të cilat kapin vlerën prej 356 370 euro. Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën…

Read More

Pavarësisht se që në faturën e muajit Nëntor të 2019-ës ka nisur të aplikohet formula e re e llogaritjes së taksës së ndërtesës në në bazë të sipërfaqes reale të ndërtesës dhe çmimit vlerësues të saj, ende shumë qytetarë të Tiranës nuk e kanë bërë vetëdeklarimin pranë UKT. Për këtë arsye, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka nisur fushatën e informimit derë më derë për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë kryer vetëdeklarimin pranë këtij institucioni brenda aftit të vënë në dispozicion për këtë proces, duke u kërkuar që të përmbushin këtë detyrim ligjor. Formula parashikon që taksa e ndërtesës për…

Read More

DPSHTRR ka reaguar pas dyndjeve në sportele për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre për të shmangur Pit-Stopin Edukativ si një risi e shërbimit. ‘Tregues pozitiv është fakti që risia e Pit-Stopit Edukativ ka shkundur edhe shumë individë që kanë vite pa e rinovuar lejedrejtimin dhe që vijonin ngisnin mjetet rrugore me lejedrejtimi të skaduara, në kundërshtim me ligjin!’ njofton DPSHTRR. DPSHTRR ka njoftuar gjithashtu qytetarët përsa i takon risisë së një Pit-Stopi Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi: -Nuk ka Pit-Stop Edukativ, nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë…

Read More