Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon mbylljen e procesit të privatizimit për 1500 objektet që i përkasin ish-ndërmarrjeve bujqësore.
Në pr.ligjin e publikuar në konsultimet publike MBZHR dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë përcaktohen si institucionet përgjegjës për zbatimin e procedurave të privatizimit në bashkëpunim me institucionet e tjera në varësi të saj.
Ndërkohë që relacioni që shoqëron këtë pr/ligj thekson se, subjektet e interesuara paraqesin në MBZHR kërkesën për përfundimin e procesit, të cilat pas verifikimit të dokumentacionit, realizojnë me kontratë shitje sipas legjislacionit në fuqi për shitblerjen e pasurive të paluajtshme.
Kriteret, dokumentacioni dhe arkëtimi i pagesave të kësteve të mbetura të detyrimeve financiare nga shitja e pasurisë shtetërore të ish ndërmarrjeve bujqësore, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të MBZHR dhe MFE.
Proces i privatizimit të ish ndërmarrjeve bujqësore ka nisur që në vitin 1998, por për disa objekte ka përfunduar procesi i vlerësimit, likuidimit dhe pajisjes me kontratë shitje nga ish Agjencisë Qendrore të Ristrukturimit dhe Privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore, ndërsa për të tjera nuk ka përfunduar procesi i likujdimit, nuk është pajisur me kontratë shitje etj.