Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas, vetëm dy ditë pas mbledhjes së fundit, duke reflektuar lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të naftës.

Sipas vendimit të miratuar këtë të premte, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit është përcaktuar në 190 lekë për litër, nga 195 lekë që ishte deri më tani, ndërsa çmimi me shumicë është vendosur në 178 lekë për litër.

Edhe benzina ka pësuar një tjetër ulje. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 173 lekë për litër, nga 175 lekë më parë, ndërsa çmimi me shumicë është vendosur në 161 lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi më 6 qershor në orën 14:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Me vendimin e sotëm, nafta është 5 lekë më e lirë se dy ditë më parë, ndërsa benzina 2 lekë më e lirë. Në fund të muajit maj, gazoili tregtohej me 195 lekë për litër, ndërsa benzina me 175 lekë, çka tregon se tendenca e ditëve të fundit ka qenë në kahun e uljes së çmimeve.

Bordi ka përcaktuar gjithashtu se çmimi i gazoilit për sektorin e peshkimit do të jetë 95 lekë për litër. Ky nivel më i ulët vjen si rezultat i përjashtimeve nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza që legjislacioni shqiptar parashikon për anijet e peshkimit.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut se zbatimi i çmimeve të përcaktuara është i detyrueshëm dhe se në rast të shkeljeve do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit të subjekteve që nuk respektojnë vendimin.

Ekofin Media
Ekofin Media
benzina çmimi karburantet nafta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

gazetar_113:08 - Qershor 6, 20260

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas,…

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:08 - Qershor 6, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

12:17 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

07:12 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter