Author: gazetar_1

Numri i degëve dhe agjencive bankare arriti në shifrën e 415, në fund të shtatorit të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, megjithëse numri i tyre shënoi një rritje të lehtë këtë vit, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet. Ekspertët shprehen se konsolidimi i sektorit bankar po reflektohet në ecurinë e numrit të përgjithshëm të degëve bankare, ndonëse sipas tyre, procesi i dixhitalizimit të shërbimeve bankare ka dhënë ndikimin e vet në uljen e numrit të njësive fizike. Për vitin 2020 numri i llogarive bankare të lidhura me…

Read More

Qeveria parashikon që të miratojë një ligj të ri për fondet e pensioneve private duke sjellë një seri ndryshimesh për një treg që ende mbetet me zhvillim modest. Projektligji përafron dhe harmonizon kuadrin ligjor me Direktivën IORP II të Komisionit Evropian. Disa nga risitë kryesore të këtij projektligji janë: Mundësia e krijimit të një forme të re të fondeve të pensionit, fondi me pjesëmarrje të mbyllur, sipas përkufizimit të direktivës IORP II. Ky lloj fondi krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë apo bashkime sindikatash apo shoqatë në bazë të një marrëveshjeje…

Read More

Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre, transmeton dpa. Mijëra termine të reja tashmë janë caktuar përmes kompanive për sigurime shëndetësore. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt. Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të…

Read More

Lira turke ka shënuar rënie rekorde të martën pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një “luftë për pavarësi ekonomike”. Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind. Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Banka Qendrore…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden ftoi 110 vende të botës në samitin virtual për demokracinë, të mbështetur fuqishëm nga ai, mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shkelura nga regjimet autoritare. ”Ndër vendet e ftuara në samitin virtual mbi demokracinë janë ato evropiane, si edhe Iraku dhe India”, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Një listë që nuk përfshin Kinën, e akuzuar vazhdimisht nga administrata Biden për shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin Xinjang, Tibet dhe Hong Kong. Në vend të kësaj në samit është ftuar Tajvani, një vendim që rrezikon të nxisë tensione ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit. Të…

Read More

Legjislacioni i ri për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për këdo mbi 60 vjeç është aktualisht në diskutim në Republikën Çeke. “Arsyeja për këtë është se kjo grupmoshë është më e rrezikuara”, tha sot kryeministri në largim, Andrej Babis, duke shtuar se kjo ishte rekomanduar nga një panel këshillimor i qeverisë për shëndetin. “Ministria e Shëndetësisë po punon për një projektligj që do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin edhe për grupe të caktuara profesionale, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, oficerët e policisë, ushtarët dhe zjarrfikësit”, shtoi Babis. Megjithatë, kryeministri theksoi se shpallja e një gjendjeje tjetër të jashtëzakonshme…

Read More

Qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas duhet të ndjekin akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën. Shoqëria koncensionare njofton se deri më datë 29 nëntor pasi Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se rruga do hapet për qarkullim më 29 nëntor. Rruga e Arbrit është një ndër rrugët që pritet të bëjë realitet ëndrrën e dibranëve për të shkurtuar kohën e lëvizjes me kryeqytetin.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Europë mund të vdesin rreth 700,000 persona. Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin europian, OBSH-ja, tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2 milionë. OBSH-ja parasheh “stres të lartë në qendrat e kujdesit intensiv në 49 nga 53 shtete nga tani e deri më 1 mars 2022”. “Vdekjet e raportuara kumulative parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milion deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, shtoi OBSH.…

Read More

Në kantierin e Orikum-Dukat vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm, i cili lehtëson qarkullimin e automjeteve drejt bregdetit të jugut si dhe rrit sigurinë rrugore. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot punimet që po bëhen për ndërtimin e këtij aksi. Afati për ndërtimin e këtij aksi rrugor është parashikuar 24 muaj, por ministrja tha se vepra mund të përfundojë më shpejt. “Shpresojmë që në tre vite i gjithë ky gjerdan infrastrukturor që fillon me bajpasin e Fierit dhe përfundon në dalje të tunelit të Llogorasë në Palasë do të ndryshojë konceptin e…

Read More

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se ka publikuar në faqen e saj zyrtare, listën e përfituesve në radhë për pagesën e këstit të tretë, për kategorinë “Trashëgimtarët”. Sipas njoftimit të gjithë personat përfitues, të cilët ende nuk kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, ftohen që të bëjnë plotësimet e duhura, sipas kërkesave ligjore. MFE informon se kjo kërkesë nuk është e vlefshme për ata personat, të cilat tashmë e kanë përfituar pagesën e këstit të tretë, por për arsye transparence e gjejnë emrin në këtë listë. Për çdo paqartësi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë…

Read More