Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Projektligji për pensionet private, ja ndryshimet kryesore

    08:59 - Nëntor 24, 2021 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Qeveria parashikon që të miratojë një ligj të ri për fondet e pensioneve private duke sjellë një seri ndryshimesh për një treg që ende mbetet me zhvillim modest.

    Projektligji përafron dhe harmonizon kuadrin ligjor me Direktivën IORP II të Komisionit Evropian. Disa nga risitë kryesore të këtij projektligji janë:

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Mundësia e krijimit të një forme të re të fondeve të pensionit, fondi me pjesëmarrje të mbyllur, sipas përkufizimit të direktivës IORP II. Ky lloj fondi krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë apo bashkime sindikatash apo shoqatë në bazë të një marrëveshjeje të rënë dakord dhe u ofrohet vetëm të punësuarve pranë subjekteve të mësipërme;

    Garantimi i sigurisë së aseteve të fondit, përmes kërkesave më strikte lidhur me forcimin e funksionit të administrimit të rrezikut si dhe kërkesave për ruajtjen dhe veҫimin e aseteve të fondit;

    Diversifikimi i portofolit të fondit të pensionit nëpërmjet rishikimit të politikës së investimeve;

    Rritja e kërkesave për transparencë dhe sigurimin e informacionit për anëtarët e fondit;

    Nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale për anëtarët dhe përfituesit e fondit;

    Nxitja e qëndrueshmërisë dhe mirëqeverisjes së shoqërive administruese të fondit të pensionit;

    Rregullimi i veprimtarisë ndërkufitare të shoqërive administruese, duke parashikuar themelimin e degës ose ushtrimin e veprimtarisë drejtëpërsëdrejti nga vendi i origjinës nëpërmjet njohjes nga ana e Autoritetit;

    Promovimi i fondeve të pensionit nëpërmjet rregullimit të veprimtarisë promocionale.

    Projektligji, sipas relacionit, synon të diversifikojë dhe krijojë më shumë hapësira për zhvillimin e tregut të fondeve të pensionit privat, të rrisë standardet në mbrojtje të interesave të klientëve, si edhe të nxisë besimin e tyre për pjesëmarrje në këto fonde. Në këtë mënyrë, anëtarit të fondit, me përmbushjen e kritereve të daljes në pension, i mundësohet të marrë një pension të veçantë, krahas atij të siguruar nëpërmjet skemës publike të pensioneve.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    pension privat projektligji
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter