Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se ka publikuar në faqen e saj zyrtare, listën e përfituesve në radhë për pagesën e këstit të tretë, për kategorinë “Trashëgimtarët”.
Sipas njoftimit të gjithë personat përfitues, të cilët ende nuk kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, ftohen që të bëjnë plotësimet e duhura, sipas kërkesave ligjore.
MFE informon se kjo kërkesë nuk është e vlefshme për ata personat, të cilat tashmë e kanë përfituar pagesën e këstit të tretë, por për arsye transparence e gjejnë emrin në këtë listë.
Për çdo paqartësi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se ka vënë në dispozicion numrin e telefonit: 042281155.