Author: gazetar_1
“Mbështetja e qeverisë ndaj sipërmarrjes përmes lehtësirave fiskale dhe rimbursimit të TVSH-së përkthehet në kontribut për ekonominë e vendit dhe rritje të punësimit”. Kështu u shpreh sot, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndërsa vizitoi fabrikën e përpunimit të xhamave “DOAN SHPK”, në Elbasan, me 65 punonjës që ushtron aktivitetin prej vitit 1996. Gjiknuri tha se mbështetja e qeverisë ndaj sipërmarrjes sjell zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve për vetë biznesin e madh, shtim të numrit të punonjësve dhe rritje të ekonomisë së tyre familjare.Ai theksoi se “veç operimit në tregun vendas, prodhimet e kësaj fabrike eksportohen drejt vendeve…
Pas javësh diskutimesh zë për zë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektbuxhetin 2022 i cili tashmë do t’i kalojë seancës plenare. Nga projekti fillestar Komisioni i Ekonomisë ka bërë ndryshime dhe ka shtuar fonde për dhjetëra institucione. Në total shpenzimet shtesë arrijnë në 1.687 miliardë lekë Ndryshimet më të rëndësishme – Ministria e Infrastrukturës +49 milionë lekë për mbështetjen e burimeve natyrore – Ministria e Turizmit +20 milionë lekë për pagat tek pyjet – Kuvendi + 140 milionë lekë – Gjykata Kushtetuese +15 milionë lekë – Prokuroria e Përgjithshme shtesë të numri të punonjësve për OPGJ prej 30 punonjësish. -…
Rritja e akcizës së gazit për përdorim nga konsumatori familjar do të aplikohet më 1 korrik dhe jo më 1 janar siç u propozua në fillim në Paketën Fiskale nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ky ndryshim është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave gjatë diskutimit nen për nen të Paketës Fiskale që do të zbatohet në vitin 2022 dhe do të kalojë për miratim edhe në seancën plenare të së enjtes. “Unifikimit i çmimit të gazit me 6 lekë/litër për të gjithë përdoruesit do të fillojë të aplikohet nga data 1 korrik 2022. Ky ndryshim erdhi pas…
Për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, nevojitet një ndryshim në sjellje, edhe në kohën që zgjidhni për të fjetur. Disa studime vërtetojnë se çrregullimet e gjumit kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë psikofizik. Zakonisht, studiuesit i përqendrojnë hetimet e tyre kryesisht në cilësinë dhe kohëzgjatjen e kohës që kalojmë duke pushuar, por një ekip shkencëtarësh britanikë kanë zbuluar gjithashtu atë që duket të jetë një korrelacion midis kohës kur biem në gjumë dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare si sulmi në zemër dhe ishemia. Sipas këtij studimi të botuar në European Heart Journal, efekti negativ në shëndetin e…
Të rinjtë dhe gratë kanë marrë goditjen më të rëndë psikologjike dhe financiare nga pandemia, ka zbuluar një sondazh i YouGov, por pak njerëz kudo po mendojnë të ndryshojnë jetën e tyre si rezultat i saj. Projekti vjetor i Globalizmit YouGov-Cambridge zbuloi se në shumë nga 27 vendet e anketuara, të rinjtë kishin vazhdimisht më shumë gjasa se të moshuarit të ndjenin se kriza Covid i kishte përkeqësuar shqetësimet e tyre financiare dhe të shëndetit mendor. Në Francë, gati gjysma (47%) e njerëzve të moshës 18 deri në 24 vjeç thanë se pandemia kishte ndikuar në shëndetin e tyre mendor,…
Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare mes tyre. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë këtë 10 mujor mallra në vlerë 30.9 miliardë lekë duke njohur një rritje me 10 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Efekt në shifra ka luajtur edhe pandemia pasi vitin e kaluar, masat parandaluese penguan zhvillimin e normal të shkëmbimeve. Edhe sa i përket importeve, këtë 10 mujor shifra është më rritje. Në periudhën janar-tetor 2021, Shqipëria importoi nga Kosova mallra në vlerë 10 miliardë…
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2021 rezultojnë me një rritje prej 25,0% sipas publikimit të fundit të INSTAT. Në muajin Tetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin është rritur me 44,7% ndërsa gjatë dhjetëmujorit të 2021 ky numër është rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë dhjetëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Polonia, Spanja, vendet e rajonit, Gjermania dhe SHBA edhe pse në përgjithësi të gjitha…
Volumi i madh i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimi pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor të 2019-ës, por edhe një sërë investimesh në infrastrukturë, bënë që importi i materialeve të ndërtimit të vijojë të rritet. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë 10-mujorit, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 5.1 %. Në vlerë importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve në periudhën janar-tetor llogariten 89.2 miliardë lekë nga 64.1 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2020-ës. Nga Italia u importua edhe…
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor, kanë thënë zyrtarët. Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV. Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona. Shkaku i përplasjes është duke u hetuar. Në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.…
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të muajit shtator rezerva valutore shënoi 4.2 miliardë euro. Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, vlera e rezervës valutore është rritur me 1.7%. “Stoku i rezervës valutore në fund fund të 3-mujorit të tretë 2021, vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 8.4 muajve import mallrash dhe shërbimesh”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë Teksa thekson se, vlera e rezervës valutore llogaritet për mbulimin e 300 % të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto. Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë…
