Author: gazetar_1
Eksportet e mallrave arritën vlerën 300 miliardë lekë, duke u rritur me 35,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 632 miliardë lekë, duke u rritur me 29,5 %, krahasuar me një vit më parë. Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar sot nga INSTAT, deficiti tregtar arriti vlerën 333 miliardë lekë, duke u rritur me 24,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë materiale ndërtimi dhe metale me 14,3 %, mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 11,2 % dhe tekstilet dhe këpucët me 3 %.…
Për tre ditë me rradhë, në datat 19, 20 e 21 nëntor, qindra njerëz, pjestarë të komuniteteve pranë bizneseve dhe sipërmarrjeve lokale, por jo vetëm, u bënë pjesë e event-trajnimit më të madh virtual në Ballkan “Rruga Drejt Suksesit”, ideuar dhe organizuar nga presidenti i Agna Group, Vasil Naçi. Tre ditët e fundjavës që lamë pas ishin të mbushura me një program dedikuar mundësisë unike që ofrohet përmes Akademisë së Lidershipit Agna, për të konsoliduar mendësinë dhe për të ndërmarrë hapat e duhur, me qëllim, arritjen e suksesit në jetë. Përveç mentorshipit të ofruar nga Z. Naçi, event-trajnimi, i përbërë…
Banka e Shqipërisë bleu 5.8 milionë euro në tregun valutor. Sipas BSH-së, në ankandin e zhvilluar javën e kaluar për blerjen e valutës u paraqitën ofertat nga pjesëmarrësit në shumën totale 11.7 milionë euro. Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë 5.8 milionë Euro. Blerjet u realizuan me një kurs këmbimi mes 121.67 dhe 121.75 lekëve. Në total për 6-mujorin e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar gjashtë ankande, nëpërmjet të cilave ka blerë 56.8 milionë euro, me…
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në diskutimet nen për ne të projektligjeve të paketës fiskale, miratoi ndryshimet për vendosjen e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore, heqjen e TVSH-së 6% të kreditueshme dhe përjashtimin nga TVSH-ja makineritë e importit për investime deri në 500 mln lekë nga 50 mln lekë që është. Ndryshimet e propozuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë në projektligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” u kundërshtuan nga deputeti Erjon Braçe, sipas të cilit ato vijnë në një kohë kur në tregjet ndërkombëtare janë rritur çmimet e inputeve bujqësore. “Nuk ka mundësi të ndodhë rritja…
Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se çmimet do të vijojnë të rriten, e megjithatë rekomandon që politikat monetare të mbeten të pandryshuara. Sipas presidentes Kristin laggard, Banka Qendrore Evropiane nuk duhet të reagojë ndaj inflacionit pasi tkurrja e politikave do të frenonte rritjen ekonomike. Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane , Christine Lagarde ka konfirmuar se normat e larta të inflacionit do të rriten deri në fund të këtij viti. Por, pavarësisht kësaj Legarde thekson se Banka Qendrore Evropiane nuk do të orientohet drejt politikës monetare më të shtrënguar për të kundërshtuar indikacionet që tregojnë se çmimet po rriten. Në një konferencë…
Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses në shërbimet publike. Në takimin që u organizua sot në Tiranë, nën logon “Adresa ime”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për regjistrimin e saktë të adresave, merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet e linjës që koordinojnë punën për zbatimin e këtij procesi. Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha në këtë takim se, “ky proces ka krijuar probleme që pas vitit ’90, e lidhur kjo me të gjitha ndryshimet demografike, ndërtimet pa leje, lëvizjet nga fshati në qytete të pa kontrolluara duke krijuar si sistem kaotik të sistemit të adresave. Ndërsa…
Shqipëria është duke përmbyllur procesin e hartimit dhe miratimit të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore me Kosovën. Javën e shkuar zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia dhe drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado zhvilluan në Prishtinë raundin e dytë të bisedimeve për projektmarrëveshjen dypalëshe. Për palën e Kosovës, negociatat u drejtuan nga udhëheqësja e Divizionit për Marrëdhënien në Punë, Dialog Social, Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Leonora Ahmeti, në prani edhe të zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfertave, Ilir Kapiti. Në përfundimit të takimeve u dakordësua për thellimin e bashkëpunimin, si dhe për të…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me drejtuesit rajonal të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Balluku bëri të ditur se gjatë takimit u analizua situata e deritanishme, duke u fokusuar në tregues si ulja e nivelit të humbjeve, norma e arkëtimeve, cilësia e shërbimit në sportele, etj. “Një rëndësi të veçantë i kushtuam problematikës së lidhjeve të paligjshme, duke ritheksuar se lufta ndaj informalitetit mbetet një ndër prioritetet tona kryesore”, tha Balluku. Sipas tregueseve të publikuar nga OSHEE, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së Energjisë Elektrike ra në 20.73 % në…
Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës. Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk…
WhatsApp ka rishkruar politikën e tij të privatësisë për përdoruesit evropianë pasi iu dha një gjobë rekord prej 225 milionë eurosh nga rregullatorët irlandezë për mbrojtjen e të dhënave në fillim të këtij viti. Politika e re, e publikuar, përfshin më shumë detaje se si kompania në pronësi të Meta mbledh dhe përdor të dhënat e klientëve, si ruhen dhe kur fshihen. Shërbimi i mesazheve tha gjithashtu se kishte shtuar më shumë detaje mbi “pse ne ndajmë të dhëna përtej kufijve”, si dhe bazat ligjore për përpunimin e informacionit të përdoruesve. Përdoruesit e WhatsApp në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e…
