Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zhvillohet event-trajnimi “Rruga drejt suksesit”

14:39 - Nëntor 22, 2021 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Për tre ditë me rradhë, në datat 19, 20 e 21 nëntor, qindra njerëz, pjestarë të komuniteteve pranë bizneseve dhe sipërmarrjeve lokale, por jo vetëm, u bënë pjesë e event-trajnimit më të madh virtual në Ballkan “Rruga Drejt Suksesit”, ideuar dhe organizuar nga presidenti i Agna Group, Vasil Naçi.

Tre ditët e fundjavës që lamë pas ishin të mbushura me një program dedikuar mundësisë unike që ofrohet përmes Akademisë së Lidershipit Agna, për të konsoliduar mendësinë dhe për të ndërmarrë hapat e duhur, me qëllim, arritjen e suksesit në jetë.

Përveç mentorshipit të ofruar nga Z. Naçi, event-trajnimi, i përbërë nga një program ditor disaorësh, i ndërthurrur bukur edhe me evente të tjera, si fitnesi e aerobia, pjesë e këtij aktiviteti të mirëstruktuar ishin edhe trajnuesit e tjerë, si Mirela Sula, Ahmet Shala, Ermal Mamaqi, Alketa Vejsiu e Sheki Useini.   

“Rruga drejt suksesit” nisi rrugëtimin e saj në vitin 2016, I organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit të Agna Group për komunitetin.  Prej atëherë, këtë vit, në edicionin e gjashtë, me formatin online i theu të gjitha barrierat, duke tërhequr një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish nga të gjitha trevat shqiptare.

Suksesi, jo vetëm në biznes, por në përgjithësi në jetë, nuk mund të jetë rastësor. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, ndikon në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. “Rruga drejt suksesit”, si një program unik mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës.

Përgjatë 3 ditëve, presidenti i Agna Group Vasil Naçi, së bashku me ekipin e trajnerëve ofruan për publikun e gjerë dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore për të arritur majat. Në fund, nisur edhe nga dhjetra komentet e pjesëmarrësve, përvojat ishin mbresëlënëse, energjia e transmetuar e jashtëzakonshme dhe vlerat formuese sipërore.

Ekofin Media
Ekofin Media
rruga drejt suksesit vasil naçi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

71% e bizneseve që kanë marrë kredi, kanë lënë kolateral një pronë

06:01 - Korrik 17, 2026

Tregtia e mallrave në Shqipëri u rrit me 58% në 5 vite, por përsëri është ndër më të voglat në rajon

06:00 - Korrik 17, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

gazetar_123:44 - Korrik 18, 20260

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re…

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter