Banka e Shqipërisë bleu 5.8 milionë euro në tregun valutor.
Sipas BSH-së, në ankandin e zhvilluar javën e kaluar për blerjen e valutës u paraqitën ofertat nga pjesëmarrësit në shumën totale 11.7 milionë euro.
Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë 5.8 milionë Euro.
Blerjet u realizuan me një kurs këmbimi mes 121.67 dhe 121.75 lekëve.
Në total për 6-mujorin e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar gjashtë ankande, nëpërmjet të cilave ka blerë 56.8 milionë euro, me një mesatare të blerjeve prej rreth 9.5 milionë euro për ankand.