Author: gazetar_1
Bashkia e Durrësit ka shpallur nëpërmjet APP hapjen e tenderit për fillimin e punimeve të fazës së katërt të projektit VELIERA në sheshin publik para hyrjes së portit të Durrësit. Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është 248,179,962.00 Lekë ndërsa data e fundit e aplikimeve në tender është 06-12-2021 Ora 10:00. Sipas dokumenteve të tenderit projekti ‘Veliera’ është iniciativë e Bashkisë së Durrësit për përmirësimin e hapësirave publike dhe peizazhit urban me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve gjithashtu me anë të tij synohen edhe përmirësimi urban, aksesit e lëvizshmërisë në një zonë me fluks…
Raporti ndërkombëtar i Indeksit të Prosperitetit për 2021, i publikuar nga “Legatum Institute” e rendit Shqipërinë në vend të 69-të nga 167 vende në total. Ky raport mat prosperitetin e një vendi bazuar në 12 shtylla kryesore. Këto shtylla janë: Siguria, Liria personale, Kapitali social, Cilësia e qeverisjes, Klima e investimeve, Kushtet e sipërrmarrjes, Tregu funksional, Aksesi dhe Infrastruktura, Niveli Ekonomik, Kushtet e jetës, Shëndetësia, Arsimi, si dhe Mjedisi. Krahasuar me vitin paraardhës, Shqipëria shihet të jetë përkeqësuar me një pozicion. Shtylla ku Shqipëria ka performuar më keq është kapitali social, i cili lidhet me forcën personale dhe marrëdhëniet shoqërore,…
Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Kjo do të jetë mbledhja e shtatë mes dy qeverive. Mbledhja e ardhshme e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 26 Nëntor në qytetin e Elbasanit. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të qeverisë së Kosovës. “Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 Nëntor, u bisedua edhe për…
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. “Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë” ka shkruar Rama. Kryeministri ka njoftuar se me ‘Buxhetin 2022’ do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.
Kërcitja e dhëmbëve është rritur në mënyrë dramatike në Australi gjatë dy viteve të fundit dhe dentistë të ndryshëm ia atribuojnë rritjen dramatike të problemeve dentare stresit që lidhet me rrethanat e pandemisë. Ata raportojnë gjithashtu se fenomeni është më i zakonshëm tek të rinjtë dhe ata të moshës së mesme. Sipas presidentit të Shoqatës Australiane Dentare të Shtetit të Viktorias, Jeremy Sternson, viti 2021 ishte viti i dhëmbëve të thyer e të dëmtuar. Sternson, i cili ka punuar si dentist në Melburn për 25 vjet, u shpreh se shumë nga klientët e tij me dhëmbë të gërryer nuk kishin…
Të gjitha automjetet me timon anglez që qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen. Sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor, të gjitha mjetet e targuara pas marsit të vitit 2015 dhe kanë timon anglez, pra sistem drejtimi në krahun e djathtë, do të bllokohen dhe do të futen në listën e zezë, për shkak se sistemi i drejtimit të mjeteve duhet të përputhet me kriteret dhe normat e kodit tonë rrugor. Të gjithë qytetarët që tashmë kanë në qarkullim një mjet të tillë, do të duhet të ndërrojë krahun e timonit. Që prej marsit të vitit 2015 në Shqipëri nuk lejohet importi…
Në kantierin Qukës – Qafë Plloçë vijojnë punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili shkurton distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit si dhe rrit sigurinë rrugore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky aks i cili kur të hapet do të zbulojë një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse sa i takon turizmit. Rama thekson se ky aks do të hapë perspektiva të reja ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj zone. “MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e Qukës – Qafë Plloçë, ku vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur,…
Përmes një instrumenti të ri të quajtur Cosolve-19, qeveria në bashkëpunim me projektin gjerman GIZ, po ofrojnë grante në ndihmë të biznesit të vogël dhe fermerëve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njofton për hapjen e fazës së aplikimeve për grante deri më 15 dhjetor 2021, për rreth 200 ndërmarrje mikro, të vogla e të mesme si edhe për fermerët e regjistruar që kanë ndjekur trajnimet dhe takimet këshillimore të CoSolve19. Pas analizës së nevojave të biznesit, përcaktimit e masave për ndryshim dhe zbatimit të planit të ndërhyrjes, bizneseve u janë vënë në dispozicion dy plane për grante ku mund…
Progresi aktual i valës së pestë të COVID-19 në Francë është marramendëse, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal. “Kjo valë e pestë, ka nisur në mënyrë marramendëse”, tha Sekretari i Shtetit për disa medie. Mesatarisht i llogaritur në shtatë ditë, numri i rasteve ditore është pothuajse dyfishuar në një javë: të shtunën ishte 17 153, kundrejt 9 458 të shtunës së mëparshme. Dhe kjo rritje është eksponenciale. “Por si në valët e mëparshme, çështja është nëse kjo rritje e infeksioneve do të çojë në një fluks masiv në spitale”, tha Attal. Të shtunën, 7 974 pacientë Covid u shtruan…
Me Krishtlindjet në prag, rritjen aktuale të rasteve dhe parashikimin e një rritjeje në dimër, qeveria italiane po përgatitet të nisë të ashtuquajturën “Super Green Pass”, që do të arrijë me shumë gjasa në dhjetor, njoftoi ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta. Një masë e krijuar për të mbrojtur më mirë subjektet e vaksinuara, por që në mënyrë të pashmangshme është e destinuar të krijojë polemika dhe pakënaqësi. “Ne marrim vendimet që duhen për të garantuar lirinë e atyre që kanë kryer detyrën e tyre si qytetarë duke u vaksinuar”, përsëriti sot guvernatori i Ligurias, Xhovani Toti, duke i kërkuar…
