Author: gazetar_1

Përdorimi i pagesave bankare nëpërmjet internetit preku shifrën e 96.1 miliardë lekëve, në fund të 9-mujorin të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagesat banking u rritën me 9 miliardë lekë. Rritja është e prekshme edhe e matur si numër transaksionesh, me një mesatare mujore prej rreth 400 mijë veprimesh, nga 343 mijë që kishte qenë mesatarja e vitit të kaluar, thekson BSH-ja. Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri. Me rritjen e rëndësisë së teknologjisë në shoqëri, bankat…

Read More

Raporti i publikuar së fundi nga Banka Botërore, vëren se, fluksi i remitancave ka qenë lehtësim për buxhetin e shumë familjeve gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19. “Të ardhura nga emigrantët, ose siç njihen ndryshe remitancat, janë aktualisht burimi më i madh i financimit të jashtëm në Europë dhe Azi Qendrore, i barabartë ose më i madh se shuma e investimeve të jashtme direkte, portofolit të investimeve dhe asistencës së zhvillimit në vitet 2020 dhe 2021”, thuhet në raportin e BB-së. Në Shqipëri, remitancat përbëjnë mbi 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, e për rrjedhojë analizat e detajuara të impaktit…

Read More

Nga Arben Malaj Bankat qendrore, përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë, nuk mund të tërhiqen shpejt nga politikat monetare lehtësuese. Por “paraja e lirë” imponon një qasje të kujdesshme ndaj rrezikut të inflacionit të lartë, cilësisë së dobët të investimeve, shpenzimeve, kredimarrjes dhe kredidhënies që dëmtohen nga shkujdesja që ushqen kostoja e lirë e parasë. Pas disa krizave, qeveritë duhet të kenë përmirësuar politikat dhe sistemin e mbrojtjes dhe solidaritetit social. Ato kanë një barrë jo të lehtë për të mbrojtur individët dhe familjet më të ekspozuara nga një varfërim në rritje nga inflacioni i lartë. Bankat qendrore nuk mund të…

Read More

Disa ditë pasi Austria vendosi për izolim për të pavaksinuarit ndaj Covid-19, sot ka shpalur një bllokim të plotë kombëtar që do të nisë nga e hëna. Kancelari Alexander Schallenberg tha se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë. Sipas tij, qeveria do të vendosë ligj për vaksinimin nga 1 shkurti 2022. Keto masa po i përgjigjen një numri rekord të rasteve të reja të infektimeve. Po ashtu, Austria eshte vendi me një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore. Shumë vende të tjera evropiane po vendosin kufizime ndërsa shifrat e infektimeve ne vendet e tyre…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve njofton se janë dhënë 1182 autorizime për përjashtimin nga TVSH-ja, të furnizimit të mallrave e shërbimeve, nё kuadër të Procesit të Rindërtimit. Administrata Tatimore bёn me dije se vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi si dhe mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo subjekt të interesuar. Më poshtë, do tё gjeni listёn e tatimpaguesve, tё cilёt kanё marrë Autorizimet e cila do të përditësohet ditët në vijim.

Read More

Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti për disa ndryshime dhe shtesa në VKM-në nr. 795, datë 22.9.2015, “Unaza Lindore Tiranë, Loti 2”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “tokë arë” dhe “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr.…

Read More

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca nuk do të ndjek ‘trendin” e vendeve evropiane për vendosjen në izolim të personave të pavaksinuar, pasi ka arritur të frenojë dhe mbajë nën kontroll pandeminë e COVID-19. “Vendet që kanë futu në izolim sërish të pavaksinuarit, janë ato në të cilat janë shtuar ndërtimet, ndaj ky hap nuk është i nevojshëm në Francë”, tha ai. Pasaporta e vaksinimit, ose testi COVID është tashmë një kush për të hyrë në kafe, restorante dhe bare në vend, gjithashtu disatancimi social zbatohet edhe në trena, autobusa si dhe vende me shumë njerëz. Evropa është kthyer sërish…

Read More

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë. Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor. Në gusht, aplikimet ishin më të larta dhe se muajt e fundit përpara se të fillonte pandemia, dhjetor 2019 dhe janar e shkurt 2020. Në gusht 2021, rreth 1200 ishin aplikime të reja…

Read More

Puna për ndërtimin e segmentit rrugor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, po vijon me ritme të larta. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se deri tani janë kryer 39.5 % e punimeve. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kanë përfunduar punimet për gërmimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 2.7 km dhe të gjitha veprat e artit të parashikuara në projekt. Sipas ARRSH-së, po kryhen punime për mbushjen e bazamentit të rrugës dhe realizimin e shtresës së stabilizantit. Rruga Palasë-Dhërmi, 4.5 km e gjatë…

Read More

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet, tregojnë të dhënat zyrtare. Në një raport të Agjencisë braziliane të Kërkimit Hapësinor (Inpe) thuhet se shpyllëzimi është rritur për 22% në një vit. Brazili është në mesin e disa vendeve që kanë premtuar se do t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, gjatë një samiti për klimën, që është mbajtur këtë muaj në Gllasgou të Skocisë. Zjarret në pyjet e Amazonës në afërsi të qytetit brazilian, Porto Velho. 24 gusht, 2019. Në Amazonë jetojnë rreth tre milionë lloje…

Read More