Author: gazetar_1

Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Emërimi i tij u konfirmua nga Senati amerikan. Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Muajin e kaluar, në një seancë dëgjimore para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Hovenier ka thënë se, nëse konfirmohet në postin e ambasadorit, ai do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike. Ai po ashtu ka thënë se do ta inkurajojë…

Read More

Shqipëria doli për herë të pestë në tregjet e kapitalit për një eurobond. Sipas burimeve, nga 700 milionë euro që autorizonte ligji dhe që ishte synimi i emetimit janë emetuar 650 milionë euro me interes 3.75 per qind dhe afat maturimi 10 vjet.   Të njëjtat burime thanë se sipas të dhënave paraprake kërkesa e investitorëe ishte 1.2 miliardë euro çka e bën raportin e mbulimit 1.85 një kërkesë kjo mesatare në gjykimin e ekspertëve të tregut. Ulja e shumës nga 700 milionë euro në 650 duket se lidhet pikërisht me përmirësimin e raportit të mbulimit që do të ishte edhe më e…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “kërkesat e fermerëve për paketën fiskale janë të adresuara mjaft mirë në buxhetin e vitit 2022”. Në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Krifca iu përgjigj interesimit për protestën e fermerëve të Lushnjës dhe nëse ka pasur një reagim nga qeveria për kërkesat e tyre. Ministrja informoi se është në dialog të vazhdueshëm me fermerët. “Kam qenë në Lushnjë, në pikat e grumbullimit kam takuar fermerët dhe dialogu nuk ka munguar asnjëherë. Ata kanë disa pretendime për paketën fiskale, që janë të adresuara në fakt, mjaft mirë në buxhetin…

Read More

Në muajin dhjetor i përfundon mandati dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, përkahësisht zv/guvernatores së dytë, Natasha Ahmetaj dhe anëtarit Tonin Kola. Me këtë rast, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi procedurën paraprake për përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në bazë të procedurave, në faqen e Kuvendit është publikuar edhe shpallja për aplikime, duke lënë si afat datën 8 dhjetor. Seanca e kësaj të enjteje në Komisionin e Ekonomisë nuk kaloi pa diskutime. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi që të bëhet korrigjim në një prej neneve të…

Read More

Pavarësisht se projektbuxheti i vitit që vjen parashikon rritjen e ndihmës ekonomike, masa e saj është shumë larg garantimit të minimumit jetik. Gjatë një seance dëgjimore, në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca tha se në bazë të studimit më të fundit të kryer nga institucionin që ajo drejton një personi i duhen minimalisht 18 mijë lekë në muaj për të jetuar. Adresimi i kësaj çështjeje ngjalli debate midis deputetëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Paralelisht, Ballanca e vuri theksin te moszbatimi i ligjit “Për sëmundjet infektive”, në drejtim të shpenzimeve për personat…

Read More

Plotësimi i nevojave konsumatore për furnizim me energji ka detyruar Furnizuesin e Tregut të Lirë të kryejë një sërë procedura blerjesh, ndërkohë që fatura totale vetëm për 3 javët e para të nëntorit ka arritur në rreth 65 mln euro. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë blerë 239,190 Mwh, ndërkohë që në procedurat e fundit janë shënuar vlera rekord, në drejtim të çmimit me të cilin është siguruar energjia. Kjo pasi, në disa prej blerjeve çmimi për MWH ka rezultuar në 324.24, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia gjatë nëntorit përllogaritet në 283.18 euro/mwh.…

Read More

Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi dhe miratoi në tërësi projektbuxhetin e vitit 2022, me dy ndryshime për ministritë e Turizmit dhe atë të Infrastrukturës. Komisioni votoi pro propozimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, për t’ia kaluar si propozim Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, për një shtesë buxheti në vlerën 100 milionë lekë, për të mbuluar pagat dhe sigurimet shoqërore për dy shoqëritë: Shërbimi gjeologjik shqiptar dhe të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. Ndërsa ndryshimi tjetër, ka të bëjë me heqjen e 500 milionë lekëve nga buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe…

Read More

Në 10 muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 165 persona në aksidentet rrugore në vend, 23% e të cilëve ishin femra, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s, kur për disa muaj vendi ishte në karantinë, humbjet e jetëve nga aksidentet janë rritur me 8%. Ndërsa në krahasim me 10 mujorin e 2019-s, është shënuar një ulje me 11%. Për 10 mujorin e këtij viti, në 85% të rasteve kur aksidenti ka shkaktuar vdekje, fajtorë kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe në 15% sjellja e këmbësorit. Sipas INSTAT, në muajin Tetor…

Read More

Rritja e çmimeve të konsumit gjatë tetorit, sipas metodologjisë së Eurostat fiksohet në 2,5% në terma vjetorë, nga 2,4% që tregonte metodologjia e Instat. Kështu, rritja më e madhe e çmimeve, prej 3,9% vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 3,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6% secili, “Veshje dhe këpucë” me 1,2%, “Shëndeti” me 1,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4%. Sa i përket krahasimit me vendet e tjera të Bashkimit Europian,…

Read More

Komisioni i përhershëm i Kuvendit, për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi sot me shumicë votash, tre projektligjet e ndryshuar që shoqërojnë paketën fiskale të vitit 2022, ndërsa do t’i parashtrojë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ndryshimet e propozuara. Komisioni shqyrtoi dhe miratoi nën për nen, projektligjet:”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”; “Për disa shtesa në Ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”; “Për një shtesë dhe disa ndryshime në Ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”. Gjatë diskutimit në komision, deputetët e mazhorancës, propozuan që produktet e gazit dhe…

Read More