Author: gazetar_1
Ndërsa Qeveria ka çelur emetimin e Eurobondit, për të marrë një borxh të ri me vlerë 700 milionë euro, Banka e Shqipërisë i ka paraprirë daljes në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar kushte favorizuese për bankat tregtare në vend për të blerë borxhin e Qeverisë në monedhë të huaj. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë kërkon të lehtësojë bankat tregtare në procedurën e dhënies së kredisë, përsëri në monedhë të huaj, ndaj operatorit të energjisë OSHEE, duke përdorur në këtë rast garancinë sovrane të miratuar nga Qeveria disa javë më parë. Në një vendim qarkullues, pra të marrë jashtë rradhe, nga Këshilli Mbikëqyrës…
Komisioni i Përhershëm për Vaksinim STIKO rekomandon vaksinimin e tretë për të gjithë, nga mosha 18 vjeç. Vaksinimi mund të bëhet edhe nëse nga vaksina e dytë nuk kanë kaluar gjashtë muaj. Drejtuesi i STIKO Thomas Mertens ka paralajmëruar mbrëmë në televizionin e Dytë gjerman ZDF se rekomandimi për vaksinimin e tretë të personave mbi 18 vjeç do të publikohet sot. I të njëjtit mendim është edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Jens Spahn. Duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të infeksioneve, thirrjet për vaksinime më të shpejta përforcuese kanë shkaktuar debate të shumta ditët e fundit. Deri tani në…
U hap në Tiranë Panairi i Librit 2021 (17-21.11.2021) me pjesëmarrjen e vizitorëve, por megjithatë në kushte pandemie, pasi vizitorët nuk duhet të qëndrojnë gjatë brenda sallës së Pallatit të Kongreseve. Me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota shqiptare u hap në Tiranë të mërkurën Panairi i Librit 2021 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit panari i hap dyert për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor, kjo festë e librit zhvillohet në kushte pandemie, me masa kundër përhapjes së virusit, si teste për punonjësit e shtëpive botuese, detyrimin e maskave apo mbylljen e panairit për një orë…
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave bëri të ditur se arkëtoi 65 gjoba të vendosura ndaj zyrtarëve, për shkak se nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit. Shuma e përgjithshme e gjobave të arkëtuara në 8-mujorin e vitit ishte mbi 9.5 milionë lekë. Referuar raportit të ILDKPKI, të paktën 29 prej gjobave janë paguar në mënyrë vullnetare nga ana e zyrtarëve me një shumë prej 3.96 milionë lekë, në total, ndërsa pjesa tjetër që përbën edhe shumicën është arkëtuar me forcë nga përmbarimi. “Të ardhurat nga veprimtaria e ILDKPKI, vijnë kryesisht nga: a) arkëtimi…
Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor janë realizuar në masën 42.4 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 17.4% më shumë se viti 2020, si dhe 2 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se plani i akcizës për 10 mujorin 2021. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza ka patur rritja e importit të karburantit me 76.3 mijë tonë, ose 17.5% më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura 3.4 miliard lekë, ose 18.2%. Po ashtu ndikim pozitiv dha edhe rritja e importit të cigareve…
Gjiganti farmaceutik ‘Pfizer’ ka rënë dakord të ndajë licencën e prodhimit të medikamentit të vet anti-COVID, çka do të bëjë të mundur prodhimin e tij në më shumë vende të botës. Është një marrëveshje që kompania thotë se mund t’i japë më shumë se gjysmës së popullsisë së botës qasje ndaj trajtimit, edhe pse ‘Pfizer’ kundërshton thirrjet për t’u dhënë vendeve më të varfra akses në formulën e saj të vaksinës së coronavirusit. Kompania tha më herët gjatë këtij muaji se medikamenti, i quajtur ‘Paxlovid’, zvogëlon rrezikun nga shtrimi në spital dhe vdekja për shkak të COVID-19 në masën 89…
Varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi në më pak se 1 vit më parë, përbën tashmë 99% të rasteve me Covid-19 në botë, duke u bërë mbizotërues ndaj çdo varianti tjetër, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Thuajse të gjithë prej 900,000 rastesh me Covid të renditura genetikisht në të gjithë botën në 60 ditët e fundit, kanë origjinën tek varianti Delta, sipas Maria Van Kekhove, lideres teknike të OBSH për Covid. Komentet e saj vijnë përballë rritjes së rasteve me Covid në botë, nxitur nga fuqizimi i vatrave në Europë. Kontinenti përbënte për rreth 60% të…
Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e overdozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë vjetore që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga mbidoza janë rritur për 28.5 për qind në periudhën prill 2020 – prill 2021. Ekspertët besojnë se overdoza mund të jetë shkaktuar për shkak të ndikimit të pandemisë dhe furnizimit me substanca sintetike siç është fentanil. Raste me overdozë janë raportuar në shumicën e qyteteve amerikane. Sipas…
Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin është thënë se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e një incidenti me armë, Baldwin e ka lënë të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins. Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit, që ka ndodhur teksa është punuar në filmin Rust. Zyrtarja për skriptë, Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast. Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht…
Belgjika duket se do të jetë vendi më i fundit evropian që tërhiqet nga vendimi për të lehtësuar masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke ndaluar potencialisht aktivitetet me rrezikun më të lartë të jetës së natës dhe duke i udhëzuar punonjësit të punojnë kryesisht nga shtëpia. Komiteti i Konsultimeve të Covid-19 në vend, i cili përcakton masat e shëndetit publik, pritet të aprovojë një strategji për të marrë nën kontroll numrat në rritje të rasteve me Covid-19. Masat e propozuara nga një panel zyrtar këshillues përfshijnë pezullimin për një muaj të aktiviteteve publike në ambiente të…
