Author: gazetar_1
Bjellorusia ka filluar largimin e migrantëve nga kufiri me Poloninë, Kuznica-Bruzgi, deklaroi qeveria polake. “Kam marrë informacionin se udhëheqësi bjellorus Aleksander Lukashenko ka siguruar autobusët e parë për migrantët. Kampi pranë Kuznicës po zbrazet”, theksoi sekretari polak i Shtetit, Maciej Wasik. “Duket se Lukashenko e ka humbur këtë betejë kufitare”, shtoi ai për stacionin televiziv ”Republika”. Dmitry Shevtsov, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq bjellorus, theksoi se ”në pikën kufitare disa autobusë kishin ardhur për të marrë migrantët”. Sipas rojave kufitare, autobusët për në Minsk gjithashtu duhej të organizoheshin për njerëzit që donin të ktheheshin në Irak nga kryeqyteti…
Inflacioni, i cili u rrit në tetor për të katërtin muaj radhazi, kaloi nga një ndryshim negativ i regjistruar në dhjetor 2020 “në një rritje të një mase që nuk ishte regjistruar që nga shtatori 2012 (kur ishte e barabartë me + 3,2%)”. Kështu nënvizon ISTAT, duke saktësuar se “mallrat energjetike vazhdojnë të jenë protagoniste, duke kontribuar më shumë se dy pikë përqindje në inflacion dhe duke shpjeguar një pjesë të madhe të përshpejtimit në krahasim me shtatorin”. Inflacioni i fituar për vitin 2021 është i barabartë me + 1,8% për indeksin e përgjithshëm dhe + 0,8% për komponentin bazë.…
Sipas raportit të Bankës Qendrore rezulton se bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar rritje të fitimeve. Fitimi neto i sektorit bankar të Kosovës u rrit në 90.1 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2021, nga 57.2 milionë euro të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Banka Qendrore ka bërë të ditur, se portofoli i tepricës së kredive të bankave të Kosovës arriti në 3.6 miliardë euro në fund të shtatorit, me 12% rritje nga viti në vit. Depozitat u rritën në 4.7 miliardë euro në fund të shtatorit, me 15% rritje. Nga janari deri në…
Përshpejtimi i procedurave të njohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, si dhe integrimi i sistemeve universitare të Bashkimit Evropian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin në fokus të diskutimeve mes kryeministrit, Edi Rama dhe kryeministrit të Italisë, Mario Draghi. Ndërkohë që, sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian të dy palët nuk e shikojnë procesin të ndarë nga Maqedonia. Përshpejtimi i procedurave të njohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, si dhe integrimi i sistemeve universitare të Bashkimit Evropian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin…
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar Projektbuxhetin për vitin 2022, i cili parashihet të jetë mbi 2.7 miliardë euro. Murati gjatë shqyrtimit të këtij Projektligji në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer duke treguar për mënyrën e mbushjes dhe ndarjes së buxhetit, ka thënë se përveç rritjes së buxhetit për disa dikastere, është paraparë vazhdimi i Programit të Ringjalljes Ekonomike përkundër faktit që deri diku ekonomia është rikoperuar. “Ky Projektligj parasheh mbi 2 miliardë euro si shpenzime kurse të hyra janë mbi 2 miliardë euro. Kemi një ngadalësim lidhur më deficitin. Risi në këtë Projektligj parashihen…
“Situata në Gjermani me pandeminë dhe dramatike”, kështu u shpreh kancelarja Angela Merkel, në një kohë kur vendi ka shënuar 294 viktima dhe mbi 52 mijë viktima në një ditë. Këto shifra që janë gjithmonë e në rritje, për Merkel janë “një numër i frikshëm” dhe se e vetmja zgjidhje “është vaksinimi”. Vendi po goditen nga vala e 4 , ndërsa numri i pacientëve në terapitë intensive rritet me shpejtësi. Duke folur në një takim të kryebashkiakëve, Merkel tha se është “plotësisht indiferente nëse vendi ka një qeveri në detyrë apo një qeveri me kapacitete të plotë, pasi reagimi për…
Yield-et e Bonove të Thesarit shënuan një rritje të lehtë në ankandet e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Bonot me maturim 12-mujor u shitën me një yield mesatar të ponderuar prej 1.71%, nga 1.67% që kishte qenë ky tregues në ankandin e mëparshëm. Kërkesa për këto instrumente në tërësi rezultoi e lartë, për një shumë totale prej pak më shumë se 8 miliardë lekësh, ndërsa Ministria e Financave pranoi të shiste bono për 4.6 miliardë lekë, shumë kjo pak më e ulët se vlera e shpallur në ankand prej 5 miliardë lekësh. Ndërkohë, Bonot me maturim…
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar vlerën më të lartë gjatë këtij viti, ndërsa euroja humbi terren ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u ngjit me 0,29 lekë dhe këmbehet me 107,58 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0,17 lekë dhe këmbehet me 121,71 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0,25 lekë dhe u ngjit në kuotën 144,52 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 115,58 lekë, ose 0,08 lekë më…
Prej rreth 1 viti doganierët në pikat kufitare janë trajnuar për ushtrimin e kontrolleve efikase, zbulimin dhe ndjekjen e mallrave të falsifikuara. Projekti i binjakëzimit me administratën doganore të Austrisë, me vlerë prej 400 mijë euro i financuar nga Bashkimi Europian ofroi mbështetje për doganat shqiptare me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale në fushën e mallrave të falsifikuar. “Ky partneritet ka qenë shumë efiçent, duke bërë bashkë ekspertizën e Austrisë në fushën doganore dhe duke krijuar një eksperiencë së bashku. Kjo është një pjesë e vogël e milionave eurove që BE ka dhënë për këtë fushë, çka tregon rëndësinë që…
Shqipëria dhe Hungaria angazhohen për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Në Budapest, Hungari u nënshkrua sot protokolli i sesionit të 3-të i Komisionit të Përbashkët ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Protokolli u nënshkrua nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Andras Sztàray. Ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, energji, transport, menaxhimi i ujit dhe mbrojtja e mjedisit, bujqësi, turizëm, arsim dhe kulturë , etj. Dy krerët e delegacioneve vlerësuan, gjatë këtij sesioni,…
