Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar vlerën më të lartë gjatë këtij viti, ndërsa euroja humbi terren ndaj lekut.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u ngjit me 0,29 lekë dhe këmbehet me 107,58 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0,17 lekë dhe këmbehet me 121,71 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0,25 lekë dhe u ngjit në kuotën 144,52 lekë.
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 115,58 lekë, ose 0,08 lekë më pak se ditën e martë.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 107.58 | +0.29 | |
Euro | EUR | 121.71 | -0.17 | |
Poundi Britanik | GBP | 144.52 | +0.25 | |
Franga Zvicerane | CHF | 115.58 | -0.08 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 93.74 | -0.18 | |
Dollari Australian | AUD | 78.26 | -0.46 | |
Dollari Kanadez | CAD | 85.63 | -0.03 | |
Korona Suedeze | SEK | 12.15 | 0.00 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.30 | -0.02 | |
Korona Daneze | DKK | 16.37 | -0.02 | |
SDR | SDR | 150.74 | +0.01 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 200061.15 | -900.53 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2693.80 | -5.62 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.86 | +0.06 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.86 | +0.05 | |
Lira Turke | TRY | 10.29 | -0.26 |